Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO.
Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia.
Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar asnjë kërkesë të tyre.
“Nuk kam besim te drejtësia. Prokuroria është treguar e njëanshme, nuk ka pranuar asnjë kërkesë tonën. Bë dosje ka dokumenta të falsifikuar”, ka thënë Beleri.
Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe 2 dëshmi të Abdyl Ramës, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Ramës.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti.
/f.s