• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet motra e të riut që u plagos nga gruaja shtatzënë: Ajo duhet të shkojë në psikiatri

by Java News
19/10/2023 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e Erald Toskut, i cili u plagos nga bashkëjetuesja e tij shprehet e shqetësuar për sigurinë e vëllait të saj, duke e konsideruar autoren e ngjarjes si të rrezikshmëri.

Në zonën e Kombinatit, një grua shtatzënë qëlloi me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj Erald Toskun pas një konflikti.

Motra e të plagosurit ka dhënë më shumë detaje për debatin që çoi në një përplasje të tillë, dhe situatën aktuale.

Pas lirimit të bashkëjetueses së të vëllait, ajo shprehet e shqetësuar duke shtuar se përbën rrezikshmëri.

Motra e Toskut shprehet se i është thënë se “është për psikiatri”.

“Unë kam qenë dje në drekë që telefonoj Policinë. Familjarët që ishin në spitalin e Traumës, sepse kam ardhur pas orës 10 të darkës, pasi pashë që askush nuk po e largonte nga spitali zonjën.

Ajo mbrëmë i hyri në dhomë. Ajo përbën rrezikshmëri. Tek dera e spitalit ishin 3 policë të Komisariatit nr 3. I kam kërkuar familjarëve dhe largojeni. Ky është personi që qëlloi djalin tonë në mëngjes.

Pastaj të merren me pjesën se kur do gjykohet si do hyjë në burg. Është për psikiatri.

Sepse në deklaratën që dhashë unë në darkë, njëri nga punonjësit tha se ajo nuk ishte për ne, prandaj e lamë të lirë, ajo duhet të shkojë në psikiatri.

Djali 6 muajsh në fillim ajo jua la atyre që jetonin tek shtëpia e tyre me qira, pastaj Policia ia dha asaj.

Duke marrë parasysh gjendjen e saj psikologjike, kam frikë se ndoshta ajo dhunon dhe fëmijën.”

Motra e Toskut përmes një interviste në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo tregoi edhe arsyen se përse ka nisur sherri mes dy të rinjve, i cili agravoi deri në plagosjen me thikë.

“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë.

Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë.

Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, tha ajo.

/f.s

Next Post
Manja takon “çunat e Londrës”: Do u sjellim libra në gjuhën shqipe në çdo burg në Britani

Manja takon "çunat e Londrës": Do u sjellim libra në gjuhën shqipe në çdo burg në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In