• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Motra e Kadaresë: Ismaili e sajoi historinë e sëmundjes time mendore…

by A R
03/08/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ismaili nuk kishte mënyrë tjetër të më mbronte, përveçse duke sajuar historinë e sëmundjes mendore”. Kështu është shprehur Kadria, e motra e shkrimtarit Ismail Kadare, pas botimit të letrës që i vëllai i dërgonte Enver Hoxhës, në prill të vitit 1980, shkruan “Panorama”.

Sipas saj, i vëllai u detyrua t’i shkruante këtë letër diktatorit për ta shpëtuar nga ndonjë dënim i mundshëm, në atë valë dënimesh të asaj kohe. Letra e Ismail Kadaresë, që bëri bujë në media gjatë orëve të fundit, duket se nuk është asgjë e re as për Kadrie Kadarenë e as për shkrimtarin Ismail Kadare.

Rrethe konfidenciale të të dyve e dinë këtë histori prej më shumë se një viti më parë, kur shkrimtari vetë e ka përmendur në tavolina të ndryshme të vërtetën e letrës: “Po, e kam bërë për ta shpëtuar!”. Sikurse arsyetohet edhe prej leximit të letrës së Kadaresë dërguar Enverit, qëllimi është i qartë”.

Vetë motra e Kadaresë, Kadria, asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e medias, mirëpo frekuentimi i rretheve të gazetarëve, për të, është i pashmangshëm. Prej një jete ka punuar e punon si redaktore në media të ndryshme, prandaj edhe bisedat me ta, edhe për shkak të karakterit të saj deri diku shpërthyes, janë të paevitueshme.

Biseda më e fundit e saj, me ata që ka pasur e ka kolegë, ka qenë pikërisht rreth çështjes së letrës. Përse e ka dërguar Ismail Kadare atë letër tek Enver Hoxha?! Çfarë donte të tregonte?! Kadrie Kadare, apo siç të gjithë e njohin me emrin Kakuja, është e bindur për të vërtetën dhe këtë nuk ngurron ta thotë gjithandej në rrethet e saj të takimeve, sado që për median është e vendosur të mos japë asnjë deklaratë zyrtare.

“Më kanë thirrur në hetuesi pikërisht në kohën kur ishte vala e arrestimeve të ruseve. Njërës prej tyre i kishin gjetur një autograf me emrin tim dhe kaq duhej për të mbërritur tek unë. Ismaili nuk kishte mënyrë tjetër të më mbronte, përveçse duke sajuar historinë e sëmundjes mendore”.

Siç bashkëkohësit e dinë, Kadrie Kadare, si antikomuniste e thekur, nuk i kursente fjalët “e tepruara” antiregjim. Shpeshherë nuk zgjidhte as vendet ku i thoshte. Prandaj edhe vijimi letrës së shkrimtarit shkruan se “ajo është vetëm një maniake depresive, që i shan të gjithë!”.

DOSJA

Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishi, në vitin 1978, Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi, çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”.

Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.

Pjesë e dosjes me emrin “Shtriga” ishte edhe Kadrie Kadare. Sipas Dervishit, përmes dosjes bëhet e njohur se “Kadrie Kadare, lindur më 1937, në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamzë, u vu në përpunim paraprak më 15.7.1978.

Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A, më 3.11.1976, fillimisht si ” agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë, më 4.2.1977.

U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të Partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin, ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata, do të mbretërojë me librat e tij”.

Next Post
Duhanpirja shkurton jetën e pacientëve të sëmurë me HIV

Pini duhan? Ja ushqimet që jua pastrojnë nikotinën nga trupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In