• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga i shoqi në Greqi: E dhunonte atë bashkë me fëmijët, nuk ishte i sëmurë

by B K
23/08/2025 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi zonën e Volsoit një ditë më parë në Greqi, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, masakroi me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci.

Motra e viktimës, ka reaguar për herë të parë për mediat dhe ka zbuluar se Pandeli Nakoleci herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj katër fëmijëve.

Në një prononcim për Euronews Albania, ajo ka zbuluar se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

“Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. 

U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte. Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh”, ka thënë ajo.

Nga mediat greke, raportohet se Pandi Nakoleci vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe lidhur me këtë pretendim, motra e viktimës sqaron se analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që ai të kishte probleme mendore.

“Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull.

 E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët”, është shprehur ajo.

Në fund ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar.

“Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të ngordh në burg,” deklaroi motra e viktimës.

Next Post
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Fidanishtja e Tiranës nuk po prodhon pemë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In