• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet mjeku: Cila është e mira dhe e keqja e infektimit të sa më shumë të rinjve

by A R
17/07/2020 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku ekspert i epidemiologjisë, Arban Domi flet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi ecurinë e koronavirusit të ri, Covid-19. Ai thotë se infektimi në masë që po ndodh tek moshat e reja është një e mirë që i ndodh njerëzimit pasi ndihmon në krijimin e imunitetit.

Në intervistë me Ora News, Dr.Domi shpjegoi edhe të keqen e këtij infektimi në masë që po ndodh tek të rinjtë: “Infektimi në masë i të rinjve do të ndihmojë në krijimin e imunitetit në masë në shoqëri. E vetmja gjë që duhet të kenë kujdes të rinjtë është kur ata jetojnë me familjen ose me gjyshërit. Shumica e të rinjve e kalojnë duke mos pasur simptoma, por duhet pasur kujdes për të tjerët.”

Domi thotë se nuk është e rëndësishme sa janë të infektuarit në numër, por sa prej tyre përfundojnë në regjim spitalor.

Kurse për pyetjen që po mundon shumë njerëz se çfarë do të ndodhë në dimër, Domi thotë se pas disa muajsh virusi do të jetë shumë më pak agresiv dhe se një pjesë e mirë e popullatës do të jetë imunizuar.

“Në fund të vjeshtës dhe dimrit do të kemi koronën aktuale dhe gripin. Kjo do të vështirësojë ndarjen e simptomave. Ky mendoj se është problemi kryesor. Qarkullimi i virusit në vjeshtë dhe në dimër, mendoj se do të ketë më shumë të infektuar dhe do të rritet imuniteti. Besoj se në këtë periudhë virusi nuk do të jetë kaq shumë agresiv, pasi faza e parë është agresive, por kur ka siguruar terrenin e jetesës, atij nuk i intereson të vrasë organizmin, sepse me vdekjen e organizmit zhduket edhe virusi.”

Dr.Domi nuk pret që një vaksinë anti-Covid të jetë gati në fund të këtij viti. Sipas tij, shumica e vaksinave janë konceptuar për prodhim anti-trupash, por personat e infektuar prodhojnë qeliza T dhe jo anti-trupa tashmë.

“Nuk mendoj se deri në fund të vitit vaksina do të jetë gati. Janë dy, arsyet për një gjë të tillë, e para siguria e vaksinës. Është shumë herët për të dhënë siguri për vaksinën. Dhe elementi i dytë është që sistemi imunitar vepron në një mënyrë që nuk është konceptuar 100% për vaksinën. Sistemi imunitar vepron me anti-trupa duke e sulmuar virusin për ta penguar për tu futur në qelizë. Mënyra e dytë me të cilën sulmon është përmes qelizave T. Këto e sulmojnë virusin pasi është futur në qelizë.

Shumica e vaksinave, janë konceptuar kryesisht për prodhim anti-trupash neutralizues. Të dhënat e fundit tregojnë se personat e infektuar nuk prodhojnë shumë anti-trupa neutralizues, por prodhojnë qeliza T që e vrasin virusin. Prandaj kam një farë rezerve, por jam optimist, se këto vaksina mund të jenë efikase”, thotë mjeku Arban Domi.

/a.r

Next Post
Horoskopi/ Ja kush janë 4 shenjat që nuk e shfaqin zemërimin që kanë brenda tyre

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, e Premte 17 Korrik 2020

TË FUNDIT

“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In