• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet mjekja Arjana Rreli: Ankthi, sëmundja e re që po mundon e shqiptarët

by Java News
24/02/2018 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë. Në rrethinat e Tiranës me një popullsi prej 800 mijë banorësh ka vetëm 3 qendra të tilla.

Qendra 3 tek Poliklinika e Përgjithshme është më e madhja. Ajo ofron shërbime për 350 mijë banorë që vijnë që nga Tirana deri nga Shëngjergji, Zall Herri e Kamza. Me një llogari të thjeshtë një mjek psikiatër shërben për rreth 90 mijë qytetarë.

Në këtë qendër shërbejnë 4 mjekë psikiatër gjithsej, 3 për të rritur dhe 1 për fëmijë e adoleshentë. Është qendër ambulatore me psikologë, punonjës sociale, 8 infermierë që dalin në terren për të identifikuar raste të reja, ose për njerëz që nuk pranojnë të vijnë në qendër.

Këtu ofrohet terapi zhvillimi për fëmijë të prekur nga autizmi, me paaftësi intelektuale ose probleme të tjera të zhvillimit mendor.Me shtimin e popullsisë rritet dita-ditës edhe fluksi i vizitave.

“Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, thotë doktoreshë Arjana.
Një qytetar orientohet tek qendra e Shëndetit mendor nëpërmjet mjekut të familjes ose një specialisti të fushës. Pas derës ka vazhdimisht njerëz që presin të marrin një shërbim cilësor.

“Mbingarkesa është pa diskutim. Nëse flasim për standarde evropiane, një mjek psikiatër duhet të bënte 6 vizita në Ditë”, rrëfen dr. Arjana Rreli.
Vetëm për 2017 në këtë Qendër të Shëndetit Mendor u kryen rreth 9000 vizita nga të 4 mjekët psikiatër.

Por cila është diagnoza që has më shpesh në punën e saj doktoreshë Rreli?

“Ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të parë”, thotë doktoresha.

Ndërsa intervistojmë doktoreshën radha e pacientëve që presin pas dere vetëm shtohet. Një zonjë 35-vjeçare ka vizitën e radhës me psikiatren Rreli. “Ulje në pozicion të punës dhe që ishte komplet jashtë profilit tim, kisha dhe të tjerat, divcorci, shtëpia me qira, vajza e vogël”, thotë ajo.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në gjithë Shqipërinë janë 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor bashkë me atë në Kavajë që pritet të nisë nga puna brenda këtij viti. Në to shërbejnë 20 mjekë psikiatër, një numër i pamjaftueshëm ky po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar fluksin e qytetarëve që më së shumti sipas statistikave, diagnostikohen me ankth e depresion.

Por në bazë të planit kombëtar 2013-2022, për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor numri i qëndrave komunitare planifikohet të dyfishohet brenda këtij harku kohor./tch

Next Post
VIDEO / Si iu shtua Tiranës lulishtja më e re e cila ishte uzurpuar?

VIDEO / Si iu shtua Tiranës lulishtja më e re e cila ishte uzurpuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com