• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet mikesha e gjyqtares së vrarë: Si e njoh unë Fildezin, nga drejtoreshë kopshti në gjyqtare

by Java News
01/09/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majlinda Keta, ish-drejtoresha e Arsimit në Tiranë, e cila ka punuar me Fildeze Hafizin, kur ajo ishte drejtoreshë kopshti, tregon ne nje interviste per “Panorama” si e ka njohur atë dhe progresi që ajo ka pasur në rritjen e saj intelektuale dhe profesionale.

Sipas Ketës, Fildes Hafizi me vetëbesim dhe kërkesë ndaj vetes, kishte mbaruar shkëlqyeshëm shkollën e Magjistraturës. Por Keta sheh dhe problematika me amnistinë e dhunuesve të grave, e veçanërisht ndaj tentativave të vrasjeve.

Si e keni njohur Fildes Hafizin?

Unë e kam njohur Fildesin si drejtoreshë kopshti në Tiranë, kur unë mbaja detyrën e drejtoreshës së Arsimit të Tiranës. Por kam komunikuar me të vazhdimisht, veçanërisht gjatë periudhës që ajo ndiqte shkollën e Magjistraturës. Takimi i fundit me të ka qenë kur më ka treguar për jetën e saj, për kurajën e madhe që pati kur i hyri shkollës së Magjistraturës, e mbaroi në mënyrë të shkëlqyer dhe mes të tjerave më tha se është divorcuar. Mua më ka lidhur puna, por nuk kam pasur dijeni për jetën e saj. Por di që shoqet e saj, me të cilat ka punuar, tregonin se ishte nga ato gra që kërkonte vazhdimisht nga vetja, me ambicie për t’u ngritur më lart intelektualisht dhe nga ana profesionale, nuk merrej me të tjerët. Duket se progresi i saj, rritja e vazhdueshme profesionale dhe intelektuale, mund të ketë qenë burimi i diferencave dhe divergjencave mes tyre, që ka nisur me dhunë dhe përfundoi deri në divorc, e në fund me marrje jete. Fildesi që unë kam njohur para 12 vjetëve ishte një vajzë me shumë vetëvlerësim, e bukur, që e gëzonte progresin që kishte arritur në jetën e saj. Kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe në Magjistraturë. Edhe fëmijët i kishte si yje. Tregonte me gëzim për sukseset e fëmijëve, kur fitonin olimpiada.

Ajo nga Tirana u emërua gjyqtare në Shkodër?

Kjo është shqetësuese. Kur ajo ka qenë me urdhër mbrojtjeje, si ka mundësi që e çon në Shkodër gjyqtare dhe e ke të ekspozuar ndaj çdo kërcënimi nga i cili po mbrohet?! Mua më shqetësojnë tre gjëra në këtë histori: Kur ka një urdhër mbrojtjeje, ligji mund ta precizojë se ç’do të thotë urdhër mbrojtjeje për një grua?! E dyta, procesi i divorcit, a duhet të shoqërohet me seanca psikologjike, reformatore në momentet kur ndahen njerëzit, për të qenë të qartë për detyrimet që kanë ndaj fëmijëve? E treta, këto gra që marrin urdhra mbrojtjeje, çfarë kushtesh u krijojmë ne atyre, apo t’i çojmë siç u bë me Fildesin dhe e çuan në Shkodër, e hapur ndaj çdo kanosjeje?! Ky urdhër mbrojtjeje që kishte marrë Fildesi, pas këtij akti, i la dy fëmijët e saj pa prindër dhe fukarenj. Kjo është mbrojtja që sjell ky urdhër?! Të paktën urdhri duhej ta kthente gjyqtaren me punë në Tiranë, pranë fëmijëve të vet.

Bashkëshorti ka qenë i dënuar më parë, por është amnistuar…!

Ky është skandal. Si ka mundësi që të amnistohet një mashkull i dhunshëm që ishte dënuar për tentativë vrasjeje në publik ndaj bashkëshortes në sytë e fëmijëve?! Prandaj e ndjera i është drejtuar me letër ambasadorit amerikan Donald Lu, sepse e parashikonte se ç’mund t’i ndodhte. A mund të amnistohet një dhunues gruaje me armë në dorë?! Unë mendoj se duhet të ashpërsohen dënimet për ata që dhunojnë gratë, por dhe amnistitë duhet të përjashtojnë ata që kanë dhunuar, e jo më që të kenë kryer tentativë vrasjeje të një gruaje. Këto duhet të kategorizohen si vepra penale të paamnistueshme./panorama

 

 

 

Next Post
Basha uron Kurban Bajramin: Ditë zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e politikës

Basha uron Kurban Bajramin: Ditë zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com