• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Luçiano Boçi: Gjergj Luca erdhi të më rrahë, por unë u tregova i zoti dhe e rraha i pari

by A R
19/03/2021 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi reagoi sërish këtë të premte për përplasjen fizike që pati një ditë më parë me biznesmenin Gjergj Luca, në Labinot të Elbasanit. Në një deklaratë për gazetarët, Boçi hodhi poshtë akuzat e Lucës se pas përplasjes fizike i kishte vjedhur telefonin. Ish-deputeti tha se telefoni që bie përtokë gjatë sherrit dhe më pas i dorëzohet në dorë nga personi me të cilin shoqërohej, ishte telefoni i tij dhe jo i Lucës.

“Ngjarja dihet, nuk kam ndryshuar version, pas sulmit fizik të filluar nga Luca, unë i kam hipur makinës kam shkuar drejt në prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave. Me gjasë pasi unë jam larguar, Luca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi gjatë përleshjes së detyruar fizike, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarrë atë, duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja kur u sulmova fizikisht nga Luca, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Luca prej kësaj ka prodhuar alibi qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij”.

Sa i përket pamjeve filmike të publikuara në media, Boçi tha se ato janë të manipuluara pasi në video nuk tregohet momenti i parë, kur Luca, sipas Boçit e sulmon i pari.

“Video së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fiizik, i Gjergj Lucës kundër Luçiano Boçi. Ky moment është fshehur me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes. Fakti që video e manipuluar po shpërndahet nga PS dëshmon qartë që Gjergj Luca nuk flet, as nuk vepron nga pozitat e biznesmenit. Ai është thjeshtë një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq, një borxhi i keq i saj”.

“Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale të denoncuar prej meje si kallëzim penal. Nuk e di nëse prokuroria e ka administruar këtë video si provë. Ne marrjen e videos nga vendngjarja, Gjergj Luca i ka shtuar vetes dhe një vepër tjetër kriminale. Cënimi me synim prishjen e provave të një vepre penale të realizuar prej tij. Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale është dëshmi e arrogancës dhe e sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend”.

Boçi tha se do të depozitonte pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë një ankesë dhe e ftoi kreun e këtij Inspektorati që të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave.

“Për sa i takon kësaj çështje në mënyrë më institucionale të mundshme ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave. I bëj thirrje garantëve ndërkombëtarë të reformës në drejtësi, Ambasadës Amerikane dhe prezencës së Komisionit Europian në Tiranë, që të mos lejojnë manipulimin politik të institucioneve të reja të drejtësisë siç ka ndodhur tashmë me policinë e shtetit dhe çdo segment tjetër të administratës. I ftoj miqtë tanë ndërkombëtarë ta mbikëqyrin këtë proces gjyqësor nga afër dhe të vlerësojnë performancën e institucioneve të reja të drejtësisë”.

Sa i përket Lucës, Boçi tha: “Me zotin Luca do shihemi në gjyq. Më vjen keq nëse instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im prej cënimit fizik prej tij e befasuan atë. Ai erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Mars 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

October 3, 2026
Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

October 3, 2026
“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

October 3, 2026
Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com