• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet kolegu i polices që u vetëvra: Tentoi të ribashkonte prindërit

by A R
14/08/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegët i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit inspektores së Policisë, Iroldina Iljazi, e cila u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj.

Sipas të dhënave, 25-vjeçarja ka tërhequr këmbëzën e armës së shërbimit në momentin kur një koleg sapo kishte mbërritur në banesën e saj.

Të premten ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe as nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të kolegëve, të cilët e telefononin për t’i dorëzuar turnin.

Pasi nuk është përgjigjur gjatë gjithë ditës, në orët e pasdites, njëri prej kolegëve të tij ka trokitur në derën e shtëpisë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, derën e shtëpisë e ka hapur gjyshja e Iroldinës.

Por kjo e fundit nuk ka pritur që kolegu i saj të futej në dhomë dhe të përballej me gjendjen e saj.

Ajo ka tërhequr këmbëzën e armës, duke u vetëqëlluar në kokë, sapo ka dëgjuar zërin e kolegut në korridor, duke mos i dhënë kohë këtij të fundit të futej më tej e ndoshta të parandalonte këtë tragjedi.

Qindra qytetarë të Sarandës, mes të cilëve shumë efektivë policie, morën pjesë në ceremoninë mortore të saj, që u zhvillua dje në mesditë.

Policia e Sarandës gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes sekuestroi armën e krimit, një pistoletë tip “TT”, një gëzhojë dhe krehrin me 6 fishekë, të cilat ishin pajisjet e shërbimit të 25-vjeçares.

Shefi i Repartit të Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, komisar Artan Arapi, u shpreh dje se Iroldina ishte një vajzë tepër e ndjeshme, por korrekte në punë.

Edhe kolegë të tjerë të saj shprehen se ajo i vuante së tepërmi vështirësitë ekonomike, por edhe gjendjen e nënës së saj, e cila ishte në depresion.

Por, pavarësisht gjendjes së saj, ajo nuk dorëzohej dhe dilte çdo ditë me një peshore në rrugë për të fituar ato pak para që mund të siguronte, nëse ndonjë kalimtar do të peshohej.

Kolegë të saj e kanë renditur këtë si shkak të ngarkesës së fortë psikologjike të 25-vjeçares, e cila ishte mjaft e lidhur me të ëmën, edhe për faktin se ishte rritur jetime, vetëm me të dhe gjyshen. Kolegët mohojnë të kenë dijeni për ndonjë lidhje apo zhgënjim të saj në këto kohë.

“Kohët e fundit Iroldina dukej tepër e shqetësuar. Ndoshta ajo po vuante një periudhë depresive, çka e ka shtyrë drejt aktit të rëndë. Por askush nuk e mendoi se mund të ndodhte kjo”, shprehet shefi i repartit, Artan Arapi.

Të afërm të saj bënë të ditur se babai i saj ishte arratisur në Amerikë që kur ajo ende nuk kishte lindur.

Më pas, ata ishin rilidhur dhe babai e kishte ftuar të bijën të shkonte të jetonte me të. Por ajo i kishte kërkuar ta merrte me gjithë të ëmën, gjë e cila është refuzuar prej tij.

Për shkak të sëmundjes së nënës dhe pamundësisë së gjyshes për të punuar, asaj i ishte dashur që të kthehej në shtyllën e familjes që në adoleshencë. / panorama

Next Post

Shpëtohen basorelievet e stadiumit, paketohen për t'u ruajtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In