• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet kampionia Elina Xhengo: Nuk e kam për turp që prindërit i kam shqiptarë, por e dua edhe Greqinë

by A R
22/08/2022 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionia e Europës në hedhjen e shtizës, Elina Xhengo e cila u ngjit në majën e kontinentit duke mbajtur flamurin grek në krahë, flet pak orë pas triumfit ku ndalet edhe te rrënjët e saj:

“Përpara pak vitesh as që mund të konkurroja jashtë Greqisë sepse nuk kisha shtetësi. Nuk kishte ndjesi më të keqe. Kisha lindur në Greqi por ndihesha e huaj. Prindërit e mi janë shqiptarë, nuk e mohoj dhe nuk e kam as turp ta them një gjë të tillë megjithatë unë kam lindur në Greqi dhe e dua edhe këtë vend”

Në mbrëmjen e të artës së Luiza Gegës, Xhengo fitoi të artën në hedhjen e shtizës duke e ngjyrosur edhe më shumë kuqezi qiellin e Mynihut ku po zhvillohet europiani i atletikës.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë.

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.

Shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit dhe sot Elina është një njeri krenar, pak rëndësi ka nëse ndihet më shumë greke apo shqiptare.

Xhengo është rekordmenia europiane përsa i përket moshës së një kampioneje. 20-vjeçarka thyen rekordin e vendosur në vitin 1962 nga Elvira Ozolina që u shpall kampione kontinenti në moshën 23-vjeçare.

/a.r

Next Post
Dy të mitur sulmojnë dhe plagosin me thikë një 21-vjeçar në Vlorë

Dy të mitur sulmojnë dhe plagosin me thikë një 21-vjeçar në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In