• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet juristi që na mbrojti kundër Serbisë në KAS: Shqipëria kishte të drejtë, por…!

by Java News
18/01/2019 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar mbi 4 vjet nga ngjarja sa e rëndë aq edhe pozitive në përfundim të saj, e tetorit të vitit 2014 në Beograd. Gjithçka ndodhi është për t’u harruar, por fundi i së gjithës që ndihmoi në kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në histori në finalet e një Europiani, nuk do të harrohet.

Një nga protagonistët e atij fundi të lumtur është padyshim Antonio Rigozzi avokati që përfaqësoi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës përball palës serbe, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Rigozzi risjell në mëndje një nga çështjet e tij më të mëdha të karrierës.

“Me kujtohet shumë mirë ajo ngjarje edhe pse e pata parë fillimisht në televizor se çfarë ndodhi. Pas pak kohësh marr një telefonatë nga presidenti i federatës Armand Duka, i cili ishte sigurisht në një tension të madh. Kjo edhe për faktin që në atë vit në atë situatë grupi 3 pikë më shumë apo më pak vlenin kualifikimin e europianit. Mbaj mënd që në atë periudhë Shqipëria ishte në vendin e parë në grup dhe isha shumë i befasuar”, tha Antonio Rigozzi, avokat i Shqipërisë për çështjet e KAS.

Në pamje të parë nga gjithçka u mund të shfaqej dukej shumë e thjeshtë për t’u gjendur pala fajtore dhe ajo që kishte të drejtë.

“Kushdo që sheh pamjet e asaj që ka ndodhur dhe arrin të përkthej atë që thërriste turma në stadium, të gjithë do të kuptonin që Shqipëria kishte të drejtë, por kjo është diçka që e ndjen përbrenda, por se si kjo gjë mund të konvertohet në anë juridike deri në masën sa të anulojë një vendim të atillë është krejtësisht diçka tjetër. Aspekti më i vështirë i kësaj çështjeje duke patur parasysh edhe këndvështrimin statistikor, shpesh janë federatat apo UEFA që fiton, sepse janë ato që marrin të parët vendimin. Është shumë e vështirë që në KAS të arrish të anulosh një vendim të UEFA-s dhe aq më tepër një vendim si ai që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë”, tha Antonio Rigozzi, avokat i Shqipërisë për çështjet e KAS.

Një përballje e tillë në arbitrazh kishte kaluar kufijtë thjesht sportiv dhe lobimet politike të palës serbe ushtruan jo pak presion.

“Për të fituar çështje të ngjashme është shumë e rëndësishme që të lësh pas sfondin politik dhe të përpiqesh të bësh një prezantim sa më juridik. Në KAS nëse fillon të bësh politikë nuk i fiton dot çështjet. Sigurisht politika aty mbetet nga pas, nuk mund të bësh asgjë për këtë, por një çështje në arbitrazh e fiton vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë jo politikisht. Unë nuk besoj se lobimet e ndryshme të shtete mund të arrijnë të influencojnë në gjykatën e arbitrazhit sportiv të Lozanës, arbitrat e asaj gjykate janë të një niveli shumë të lartë, janë personalitete si Filip Sans, njerëz që nuk mund të infliuencohen nga askush”, u shpreh Antonio Rigozzi, avokat i Shqipërisë për çështjet e KAS.

Më pas rezultati i gjithë kësaj çështje ishte befasues me sa duket edhe për vetë Rigozzin.

“Unë nuk kam marrë kurrë në karrierën time aq shumë e-maile falenderimi nga shumë njerëz shqiptar dhe jo shqiptarë sa mora në momentin kur u zbardh vendimi që Shqipëria fitoi çështjen. E dija që këtu kishte shumë interes kjo çështje sepse vlente sa kualifikimi jo thjesht për rezultatin e ndeshjes. Dhe unë e ndjej që kam ndihmuar edhe unë në këtë këndvështrim Shqipërinë për të shkuar në Europian dhe e kemi ndjekur të gjithë si zyrë paraqitjen e kombëtares suaj në Francë”, thotë ai.

Ndërkohë i pyetur rreth dënimeve që UEFA jep në bazë dyshimesh, përfshirë këtu edhe dënimin e paprecedentë të Skënderbeut, Rigozzi thotë: “Sa i përket hetimeve dhe dënimeve për trukime ndeshjesh shpesh bëhet fjalë për prova indirekte sepse në çështje të tilla nuk mund të gjenden prova direkte.

Dikush që shet ndeshje nuk bën kontratë apo lë gjurmë. Megjithatë edhe këto prova nëse mjaftojnë apo jo i vendos KAS-i. Unë nuk jam në dijeni për çështjen e Skënderbeut apo ca ndodh në këtë rast sepse dyshimet vlerësohen më pas nga arbitrat dhe secili ka gjykimin e tij, por me dënime në bazë dyshimesh duhet të jemi të kujdesshëm”.

Prej disa muajsh Rigozzi është përfaqësuesi i skuadrës së Milanit në një çështje të fair play-t financiar që përball gjigandin e futbollit italian me UEFA-n në KAS, por edhe pse kaq shumë çështje sportive apo pavarësisht origjinës italiane, ai mbetet tifoz i Shqipërisë.

“Unë nuk mund të veçoj ndonjë skuadër që të bëj tifo në klube, por kur luan Shqipëria sigurisht që jam tifoz me ekipin tuaj. Sa i përket Milanit nuk mund të influencohem shumë edhe nga skuadra që bëj tifo. Në rastin e çështjes së Milanit shoh më shumë shifrat”, shprehet avokati.

/a.meta

Next Post
“Ndërgjegjësohen shqiptarët, në 6 muaj mbi 225 mijë Check-Upe falas”

Qendra e re për “check up”, mbi 90% e shqiptarëve kanë kryer analizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

June 22, 2026
“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

June 22, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

June 22, 2026
Procedohen penalisht 23 protestues! Penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë, policia jep detajet

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

June 22, 2026
Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In