• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet i riu që i prishi takimin deputetes Hajdari: E sulmova Rudinën se po lufton për të sjellë komunizmin

by Java News
26/09/2019 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatjon Mani është i riu që i prishi takimin sot deputetes Rudina Hajdari me nxënësit e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, një shkollë për të cilën ka kontribuuar pasi KZAZ brenda saj u dogj më 19 qershor nga mbështetësit e opozitës që nuk donin të lejonin zgjedhjet e 30 qershorit. Kujtojmë se Hajdari dhuroi rrogën e saj atë kohë për riparimin e dritareve të shkollës.

Por 20-vjeçari Mani, i futur mes nxënësve sot i tha zonjës Hajdari se është ‘turpi i Shqipërisë’. Në një intervistë për “BalkanËeb”, Mani, i cili është edhe anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike tregon arsyet se përse e ndërmori këtë veprim. Ai e akuzon deputeten, se po lufton për të sjellë komunizmin.

Fatjon si ndodhi ai incident mes jush dhe zonjës Rudina Hajdari? Cili ishte synimi juaj ose si arritët të hyni në auditor?

Kam hyre tek shkolla, tek Gjuhët e Huaja pikërisht aty ku opozita ka bërë një protestë që është akuzuar për djegien e KZAZ-së dhe pikërisht aty desha të mos e lejoja Rudina Hajdarin për të bërë takimin. Sepse gjitha shkollat e Shkodrës janë thyer nga pushteti dhe qeveria e Ramës dhe asnjë fjalë nuk ka folur për to. Pikërisht aty ku opozita ka bërë një protestë për të mos lejuar votimet farsë të 30 qershorit, pikërisht aty erdhi dhe Rudina.

Pse pikërisht zgjodhët zonjën Rudina Hajdari?

Në radhë të parë ajo nuk është përfaqësues e opozitës. Aty ka ardhur me votat e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është në rrugë, është me popullin, nuk është në parlament dhe kjo nuk përfaqëson askënd. Ka ardhur si deputete.

Si hytë në shkollë?

Pak rëndësi ka si kam hyrë. Kam hyrë kur ka hyrë dhe Rudina. Rudinës i kam thënë a e njeh Azemin, se nuk është bijë e saj. Azemi ka luftuar për të sjellë demokracinë në Shqipëri, kjo po lufton për të prurë komunizmin. E bija e Azemit duhet të ishte në rrugë, duhet të ishte me popullin.

A patët ndonjë problem pas ngjarjes?

Jo asnjë problem, thjesht kam dalë jashtë dhe kaq.

Ju jeni njëkohësisht anëtar i FRPD?

Jam anëtar i FRPD Shkodër si të tërë të rinjtë që duhet të jenë kundër këtij pushteti. Kjo është një arsye shumë e madhe për të mos lejuar Rudinën dhe shumë Rudina të tjerë që vijnë në Shkodër.

Jeni një ndër të dyshuarit për djegien e KZAZ në shkollën “Shejnaze Juka”?

Jam një nga të dyshuarit dhe kam qenë person në kërkim nga policia. E them hapur sepse Shkodra është demokraci, Shkodra është e dëshmorëve të demokracisë. Ne e dimë historinë e Shkodrës. Është djegur tërë Shkodra për të luftuar komunizmin dhe sot ka ardhur komunizmi në Shqipëri e duhet luftuar prapë me protesta, për të prurë edhe njëherë demokracinë në Shqipëri. Kërkimi policor ka mbaruar. Jam akuzuar për djegien e KZAZ në shkollën “Shejnaze Juka”. Unë vazhdoj studimet e larta në Tiranë për asistent i lartë ligjor. /BW

g.kosovari

Next Post
Cakaj takohet me Palmer: Ja çfarë diskutuam me zyrtarin e lartë amerikan

Cakaj takohet me Palmer: Ja çfarë diskutuam me zyrtarin e lartë amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In