• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet i riu nga Tirana që u shërua nga virusi: Kujtoja se ishte ftohje

by A R
30/03/2020 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan në një lidhje në Skype ishte Erind Cara, një prej të shëruarve në vendin tonë nga virusi. Ai u shpreh se mosha, por edhe aktiviteti fizik që ka pasur gjithmonë e ka ndihmuar ta kalojë me sukses sëmundjen.

Erind Cara: Mbase dhe nga kushtet e mia se jam marrë me aktivitet, mosha normal janë faktor që ndikojnë për ta kaluar me sukses.

Në lidhje me mënyrën e infektimit dhe si e kuptoi se ishte infektuar nga virusi, Erind u shpreh se filimisht ka menduar se ka qenë ftohej dhe për rreth 8 ditë është kuruar për ftohje. Por kur e pa se gjendja nuk po përmirëshej dhe përveç temperaturës së lartë kishte dhe vështirësi në frymëmarrje, u drejtua drejt sanatorimit, ku bëri fillimisht një skaner dhe më pas edhe tamponin, i cili rezultoi pozitv.

Mirela Milori: Si u infektove? Kur pe shenjat e para?

Erind Cara: Të them të drejtën as vetë nuk arrita në një finalizim që ta ndaja kur e mora, por duke qenë se kalova një periudhë ftohje për 7-8 ditë në shtëpi, që ishte me temperaturë kalon nga 37e 30 deri në 39 e 30. Ishte një periudhë gati 7-8 ditë që ishte kështu. E morëm si një ftohje, pneumoni edhe u kurova për këtë, pasi kalova terapinë dhe të gjitha këto fillova të ndjeja dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjë që më bënte shumë përshtypje se nuk kisha pasur asnjëherë duke qenë se bëj një jetë aktive, merrem me sport gjithë kohës, 6 herë në javë. Pastaj u drejtova në spitalin sanatorium, ku më rekomanduan të bëja një skaner. Gjë e cila solli se kisha disa problematika, por për ta ndarë tamam duhet të bëhej edhe testi, tamponi që është për diagnozën e virusit. Me bërjen e testit u drejtuam drejt spitalit infektiv, ku dhe pritëm përgjigjen dhe ku u shtrova në pavionin e infektivit.

Mirela Milori: Sa ditë qëndrove i shtruar?

Erind Cara: 10 ditë, ditën e 10 kam dalë nga spitali, pas dy testeve negative.

Mirela Milori: Ke patur ndonjë moment frikë?

Erind Cara: Mbase momenti kur mora vesh që isha pozitiv, më bëri përshtypje, po si ka mundësi, s’kam abuzuar asnjëherë, as me duhanin dhe as me alkoolin. Ishte diçka që erdhi si e papritur, por duke qenë se kisha lexuar për virusin mendoja se do kalohej si çdo grip tjetër, pavarësisht se ka dhe problematikat më të mëdha për sa i përket frymëmarrjes. Por besoj se për moshën time dhe për ne të rinjtë është më i lehtë për t’u menaxhuar.

Next Post
Zhduket piktura e famshme e Van Gogut, muzeu ishte mbyllur nga koronavirusi

Zhduket piktura e famshme e Van Gogut, muzeu ishte mbyllur nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In