• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet gruaja e Petrit Nikollit, vrarë për Kanun në Itali

by Java News
29/05/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë pas vrasjes së shqiptarit Petrit Nikolli 42 vjeç në provincën e Riminit të Italisë dhe të arrestimit të 3 autorëve të krimit, (burri, vjehrri e kunati i mbesës) bashkëshortja e tij Ermelinda Fusha Nikolli thyen heshtjen e në një intervistë mediatike e rrëfen të vërtetën e saj mbi shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Shqiptari Petrit Nikolli, 45 vjec, me profesionin hidraulik, babai i 3 fëmijëve e në pritje të fëmijës së katërt u qëllua për vdekje me pistoletë natën e 25 majit në komunën Riabella në provincën e Riminit.

petrit nikolli e gruaja

Motivi i vrasjes qe marrja në mbrojtje e mbesës së tij, e keqtrajtuar nga bashkëshorti e familja e tij. Autorët e arrestuar të këtij krimi janë Lek, Edmond e Altin Preci.

“Nuk më intereson asgjë nga Kanuni, thotë ajo. Ne jetojmë prej më shumë se 20 vite në Itali e ashtu si Petriti nuk besojmë më në të. Mbesa e Petrit e kishte vendosur të largohej nga familja e burrit e Petriti ishte krenar për zgjedhjen e saj. Madje ai përpiqej t’i mësonte vajzës tonë 15-vjeçare se një grua nuk duhet të jetë kurrë e nënshruar.

Një natë para ngjarjes, mbesa e telefonoi Petritin e i kërkoi të vinte në Rimini e ta marri pasi kishte vendosur të mos jetonte më atje. E Petrit ishte i kënaqur, pasi e dinte se në familjen e burrit e keqtrajtonin. Prje kohësh mbesa na kishte treguar se familja e burrit e kërcënonte se do ta vriste bashkë me familjen, vëllanë e babanë. Petritin e kërcënuan se do ta  vrisnin ditën që shkoi në Rimini për të marrë të mbesën, por ne nuk besonim se do të arrinin deri këtu.”

petrit nikolli i vrare

Përsa i përket 3 autorëve të vrasjes së bashkëshortit Ermelinda Fusha shprehet se ndaj tyre provon vetëm urrejtje, “Nuk dua t’i vras, por duhet të mos dalin më nga burgu. Të tre të kalben aty brenda. Ata nuk kanë reaguar në mënyrë impulsive në një moment zemërimi, ata e kanë planifikuar vrasjen e burrit tim. Kanë bërë kilometra e kilometra rrugë nga Milano deri në Rimini për ta vrarë.”

Vrasësit e Petrit Nikollit
Vrasësit e Petrit Nikollit

Mbi natën e ngjarjes ajo kujton se e kishte telefonuar disa herë Petritin por nuk i përgjigjej, e preokupuar i kishte telefonuar babait e vëllait të saj që jetojnë po në provincën e Riminit. Ata i kishin thënë se “Petriti vdiq!”

“Vrapova drejt vendngjarjes, – rrëfen Ermelinda. – Petriti i kishte sytë mbyllur e m’u duk se për një çast i hapi… I mata pulsin, ishte i ftohtë akull. Infermerja më tha se Petriti ka vdekur!”“

Ermelinda Fusha është shtatzënë në muajin e 6 me fëmijën e katërt e trregon se sapo ka barë një vizitë mjekësore për të kontrolluar se edhe pas kësaj drame e tronditje shpirtërore, gjëndja e fëmijës në bark është normale.

Ndërsa për 3 fëmijët e tjerë të tyre, Ermelinda rrëfen se vetëm vajza 15-vjeçare di çfarë ka ndodhur, ndërsa 2 djemtë e vegjël jo. “Deri sa janë ende të vegjël, kur t’u rrëfej mbi vdekjen e babit të tyre, shkakun do ta lidh me sëmundjen, thotë ajo, e kur të rriten do t’u tregoj të vërtetën.”

Oranews/d.i.

Next Post

Berisha i tregon arën (me kanabis) Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In