• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet grabitësi 20-vjeçar që plagosi policin: “Nuk doja ta vrisja, isha i trembur”

by Java News
23/12/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk doja të vrisja policin, qëllova pasi u tremba dhe doja të largohesha”.  Eshtë kjo dëshmia e dhënë nga Aldi Lleshi, 20-vjeçari i cili plagosi një ditë më parë oficerin e policisë, pasi më herët kishte grabitur një makinë.

I riu është shprehur i penduar para policisë, duke thënë së donte vetëm që të vidhte lekët dhe të grabiste makinën. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Laç, ku Aldi Lleshi qëlloi në drejtim të policisë, e cila kishte ngritur një postbllok dhe plagosi efektivin Nikolin Gjergji.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 20-vjeçari në qendër të qytetit të Laçit nën kërcënimin e armës i ka grabitur makinën peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por Policia i kishte ngritur postobllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së Policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur në faqe efektivin Nikolin Gjergji.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici Aldi Lleshi thotë se qëlloi në drejtim të makinave me qëllim që ti hapnin rrugën. Më pas ai ka braktisur makinën dhe është larguar me këmbë drejt një fushe pranë autostradës, duke mbajtur në dorë një pistoletë. 20-vjeçari u arrestua një orë më pas nga RENEA pasi ishte i rrethuar, ndërkohë që u plagos nga një snajper i repartit RENEA.

Ndërkohë Report Tv mëson se 20-vjeçari njihet si një person problematik në zonën e Lacit. Kur ishte 17-vjeç ai është arrestuar nga Policia për plagosje të lehtë dhe kanosje. Aldi Lleshi në atë kohë kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ndërkohë Aldi Lleshi është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga këmba dhe ruhet nga forca të shumta sigurie. Edhe efektivi Nikolin Gjergji është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi ka qenë rikoshet dhe nuk i ka shkaktuar dëmtime në kokë.

ma.me
Next Post
VIDEO/ Policia shtrin përtokë trafikantët e municioneve luftarake

VIDEO/ Policia shtrin përtokë trafikantët e municioneve luftarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In