• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet gjyqtari që shkatërroi “Cosa Nostra-n”: Si ka ndryshuar mafia dhe grupi më i rrezikshëm në Itali

by Java News
07/12/2021 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i antimafias italiane, Pietro Grasso, ka bërë sot një rrëfim të rrallë në emisionin “Zona Zero” në Top News.

Gjyqtari që shkaterroi “Cosa Nostra-n” dhe mbyllin në burg Toto Riinan tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Thimi Samarxhiu, se tashmë mafia ka ndryshuar krejtësisht strategji.

Grasso tha se grupi që dominon në Itali për trafikun e kokainës, aktualisht është Ndraghetta. Gjithsesi, shtoi gjyqtari i famshëm, jo më larg qendron edhe Camorra apo Sacra Corona Unita.

Pietro Grasso thotë se mafia po bëhet gjithnjë e më e padukshme, ndërsa shumë nga bosët e krimit i janë futur edhe biznesit.

“Ishte një mafia që vinte nga një lufte brenda grupeve mafioze. U ristrukturua plotësisht. Të gjithë ata që ishin përgjegjës u dënuan me burg përjetë. Disa vdiqen në burg, disa të tjerë vazhdojnë të vuajnë dënimin. Ka ngelur vetëm një person pa arrestuar. Mafia sot po zbaton një strategji tjetër. Atë të fshehjes. Nuk bëhen më akte të dukshme, vrasje të dukshme.

Mafia bëhet e padukshme. Kjo bën që të ngadalësohen hetimet në këtë mënyrë. Mafia sot merret më shumë me biznes. Tenton të depërtojë në ekonominë e ligjshme.

Madje po futen edhe në tendera publikë, në administratën publike. Nuk mendojmë vetëm për Cosa Nostra-n, sot Ndraghetta është në vendin e parë për trafikun e kokainës. Më pas vjen Camorra, Sacra Corona Unita”

Strategjia e re e mafias, sipas gjyqtarit, ka sjellë një ekonomi të droguar, që po e dëmton fort ekonominë e ligjshme.

“Sot kemi një fytyrë krejt tjetër të mafias. Tashmë mafia është në kontakt me jakat e bardha. Sipërmarrja mafioze, nuk ka më problem as me sindikatat.

Punëtorët paguhen me paga më të ulëta dhe nuk kanë përparësitëe mbrojtjes në punë. Kemi të bëjmë me një ekonomi të droguar, që dëmton ekonominë e ligjshme”, tha ai për Top News/m.j

Next Post
Basha i riktheu në PD, dy ish-deputetët Oketa dhe Biberaj i bashkohen 11 dhjetorit të Berishës

"Jo më përjashtime në PD"/ Biberaj, thirrje Berishës e Bashës të ulin tonet: Duhet ta përmbyllim këtë tranzicion si në 91’-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In