• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Fatmir Xhafaj: E vërteta e audio-përgjimit dhe dënimit të vëllait tim

by A R
16/05/2018 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vënë në qendër të akuzave nga opozita. Sipas pakicës politike, ministri ka mbrojtur vëllain e dënuar nga Italia për trafik droge, aktivitet që sipas PD ai e ushtron ende. Për të mbështetur këtë akuzë selia blu publikoi një material audio ku sipas saj dëgjohet duke bërë pazare droge Agron Xhafaj.

Këtyre akuzave ka zgjedhur tu përgjigjet vetë ministri në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Nga Ministria e Brendshme, Xhafaj deklaroi se nuk ka pasur anjsë kërkesë për arrestimin e vëllait të tij.

“Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit e moralit lidhur me pozicionit tim si ministër i Brendshëm në raport me një vendim penal nga drejtësia italiane për vëllain tim, si dhe kundrejt një bisede të tij bashkëpunëtor X me një trafikant droge.

Janë rrekur të më tregojnë ligjin e të më vendosin përballë apsqyrës së moralit, kur unë sot nuk do shpenzoja kohë e energji të paktën kështu si po e bëj. Sharlatantë politikë e të çdo lloji tjetër, shantazhuesit politikë, intrigantët politikë e çdo lloji tjetër, për asnjë shkak e arsye morale, më shumë akoma, nuk meritojnë përgjigjen.

Disa prej kategorive më sipër meritojnë injorim e përbuzje, e të tjerë përballje me ligjin dhe përballje me forcën e ligjit për shkeljet që kanë bërë.

Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim, Agron Xhafaj. Siç është e njohur ka marrë një dënim penal në Itali. I përgjegjshëm ndaj zgjedhësve, disa herë nga viti 2002 kam bërë deklarime publike për këtë çështje. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka ndodhur në 2002, vëllai ishte 25-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia. Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë “Majko”, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por pas bisedës me kryeministrin ai refuzoi dorëheqjen time.”, deklaroi Xhafaj.

Ministri deklaroi se dënimi i vëllait të tij është parashkruar. Po ashtu, Xhafaj deklaroi se nuk ishte ai që e këshilloi për vendimin që ndërmorri për t’ju dorëzuar autoriteteve italiane, por ishte vendim i Agronit. Xhafa tha se nuk ishte në kushtet kur do vinte veten në provë si ministër për zbatimin e vendimit, nëse do kërkohej arrestimi i tij.

“Ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në rastin e vëllit tim është parashkruar, e rrjedhimisht, për asnjë rrethanë, Agron Xhafaj nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg. Pra, nëse im vëlla do bënte njohjen e denimit penal.  Ai nuk ma dha rastin si ministër i Brendshëm të vija veten në proivë nëse do kërkohej ekzekutimi i këtij vendimi”, vijoi Xhafaj.

Audio-përgjimi, Xhafaj: Sajesë e plotë, përgjegjësit para ligjit!

Xhafaj iu përgjigj edhe akuzave se vëllai i tij kryen trafik droge. Referuar audio-përgjimit ku bazohen akuzat e PD, Xhafaj tha se kemi të bëjmë me një sajesë të plotë.

Ai tha se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit.

“Është komplet një shpifje dhe mashtrim ajo që thuhet. Marr të gjitha përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse ka qoftë edhe një grimcë me këto akuza. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe është një prej qytetarëve që nuk ka pasur asnjë lloj problemi me ligjin, asnjë problem ligjor. E verifikuar kjo zyrtarisht në institucionet ligjzbatuse të shtetit, si për këto vite që jam ministër ashtu edhe në referim të arkivave të këtij shteti që kur është person madhor.

Audio-përgjimi është një sajesë e plotë. Është një mashtrim, nga fillimi në fund, është një manipulim. Nëse opozita nuk e ka bërë vetë, dhe sinqerisht nuk dua ta akuzoj se e kanë bërë vetë, opozita ka rënë viktimë.

Do t’i kërkoj sot prokurorisë veprimet të shpejta për gjejten e gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin e tyre. E gjitha çfarë ka ndodhur ka një orkestrim, ligësia e një pejse te opozitësm diletantizmi politik i opozitës, interesat meskine janë bërë abshkë me interesat e grupeve kriminale brenda e jashtë sistemit të kalbur të drejtësisë. Të errësuar në llogjikën e tyre janë gati të baskhëpunojnë edhe me djallin, vetëm që kjo qeveri të largohet”, deklaroi Xhafaj.

Xhafaj tha se është i bindur se audio-përgjimi nuk ëhstë autentik. Sipas tij është vlerësuar nga agjensi shumë të njohura.

“Kam bërë një vlerësim të asaj audioje. Nga agjensi shumë të njohura”, tha Xhafaj.

Lidhur me pyetjen nëse ka menduar të dorëhiqet Xhafaj tha se “Asnjëherë nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak. Kryeministri nuk më ka kërkuar të dorëhiqem”.

Xhafaj: Pasuria e vëllait tim nuk ka burim mafioz!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi pak minuta më parë në konferencën me gazetarët se s’ka asnjë fakt, sado të vogël, që të dëshmojë se pasuria e vëllait të tij është vënë në rrugë kriminale. Ai nënvizoi se është i gatshëm që të hetohet ai dhe familja e tij nëse ka një fakt rreth këtij pretendimi të opozitës.
“Jam gati t’i nënshtrohem ligjit antimafia nëse egzistojnë fakte se pasuria e vëllait tim është vënë në rrugë kriminale. Edhe zbatimi i këtij ligji ka kushtet e veta sepse ai zbatohet në rastet kur ka dyshime se pasuria është vënë në rrugë kriminale. Nuk ka asnjë fakt në këtë drejtim”, deklaroi Xhafaj.

“Nuk ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar për Agron Xhafajn”

Pas akuzave nga opozita se ka marrë në mbrojtje vëllain e dënuar për trafik droge, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë sot një konferencë për mediat, ku ka sqaruar opinionin publik.

Ai ka deklaruar mes të tjerash se nuk ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar, për vëllain e tij.

“Sipas të dhënave që kam nuk ka pasur kurrë një kërkim ndërkombëtar, nga pala italiane. Për sa i përket hetimit nuk jam pjesë e çështjes”, deklaroi Xhafaj.

/a.m.

Next Post
Bloomberg: Europa po i’a ekspozon Ballkanin, Rusisë dhe Kinës!

Bloomberg: Europa po i'a ekspozon Ballkanin, Rusisë dhe Kinës!

Comments 3

  1. kadri says:
    8 years ago

    Kush nuk di procedure i shpik kto budalleqe me manipulime e fallsifikime

    Reply
  2. Seldi says:
    8 years ago

    Po aman dhe ti o burre shiko kush ti ben kto akuza pastaj ktheju pergjigje se salianjit me shok eshte ulje ti kthesh pergjigje.

    Reply
  3. Keli says:
    8 years ago

    Po ata jane druu o fatmir ashtu ju duket falsifikim se nuk din te lexojn lere me te interpretojn.

    Reply

Leave a Reply to kadri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

January 21, 2026
Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

January 21, 2026
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

January 21, 2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

January 21, 2026
VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In