• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet e mitura e abuzuar nga mësuesi monstër: Nuk e dija çfarë bënte me trupin tim, më kërcënonte me thikë e se do më hidhte në pus. U zbulua…!

by Java News
21/12/2021 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report puntatën e kësaj të marte sjell për herë të parë edhe dëshminë ekskluzive të vajzës së abuzuar. Përmes një video mesazhi, 4 vite nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj, e mitura kërkon të përcjell një mesazh për të gjithë vajzat që bien pre e abuzimeve seksuale.

Në dëshminë e saj, 14-vjeçarja rrëfen detaje tronditëse, duke sqaruar se nuk vuan nga spektri autik dhe se historia e saj nuk është e trilluar, sikundër u pretendua nga mësuesi pedofil. Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që kur ajo ishte 8 vjeçe.

“Jam 14 vjeçe. Jam vajza e abuzuar nga mësusesi. Unë këtë video po e bëj që të rrëfej historinë time dhe për të gjithë ata që mendojnë se është gënjeshtër, ta dëgjojnë të vërtetën nga unë. Dhe të jem një shembull, një zë i fortë për të gjitha vajzat, që kanë të njëjtën histori.

T’u jap forcë atyre, të mos heshtin si unë, por të kenë guximin t’ua thonë prindërve menjëherë. Së pari, dua të them se unë nuk jam autike. Unë nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë e tillë. Mësuesi pedofil më ka ngacmuar seksualisht, kur unë kam qenë 8 vjeçe. Unë nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, sepse isha ende fëmijë. Unë i thoja mësuesit se do u them prindërve, ndërsa ai u inatos shumë dhe nxori një biçak nga çanta e tij dhe më kërcënoi se nëse unë do të tregoja ai do të më vriste mua të parën dhe më pas familjen.

Kishim një pus afër shkollës dhe ai më thoshte do të hedh aty dhe s’do të gjej askush. Unë u friksova dhe heshta, sepse isha shumë e vogël dhe mendoja se ai do të më vriste familjen. Por, unë tani jam më e rritur dhe mund të kuptoj se, ato kërcënime ai i bënte për të më trembur mua që të mos tregoja. Një natë ra një telefonatë anonime në orën 8 të darkës dhe u përgjigj kushërriri im që vazhdonte shkollën me mua.

Personi tha: Mësuesi po e ngacmon vajzën seksualisht. Kushërriri u tha prindërve të mi dhe ata më pyetën nëse ishte e vërtetë. Unë pohova duke qarë. Ia tregova se nuk tregova për shkak të kërcënimeve të tij. Pasi u tregova ngjarjen, disa ditë më vonë shkuam të denonconim. Dhe atje tregova gjithçka, por disa thonë se e ka mësuar e ëma. Nuk është aspak e vërtetë, sepse unë e di se çfarë më ka ndodhur. Prindërit dhe unë u bëmë me stres, vajtëm 4 vite nëpër gjykata, mezi ia kanë dalë, u mbytën në borxhe. Falenderoj të gjitha ata që më kanë mbështetur ta kaloj këtë periudhë të vështirë”, deklaroi e mitura.

Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ puntatën e 3 dhjetorit treguan sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit. Ai nuk kishte rënë në sytë e askujt se po kryente veprime të turpshme me 8-vjeçaren, deri ditën kur një telefonatë anonime që sinjalizoi prindërit do zbulonte të vërtetën. Për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke zhveshur veten dhe vajzën.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës, i cili në një nga ditët kur u kthye në klasë pa të zhveshur mësuesin sëbashku me të miturën. Detajet që u zbuluan nga dosja hetimore ishin të rënda. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.

Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme. Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija refuzon të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit./m.j

Next Post
Virologia: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

Virologia: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com