• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet djali që e akuzoi e fejuara për përdhunim: Më futi në kurth pasi i gjeta mesazhet…

by Java News
22/08/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën e 20 gushtit, Julian H, do të digjte shaminë e beqarit. Do të lidhte kurorë me R., dhe do t’i premtonte asaj dashuri të përjetshme. Por, fati nuk deshi. Dita që ne fakt duhet të ishte më e lumtura e jetës së tij, iu kthye në makth. “Gazeta Shqiptare” zbardh historinë e plotë, të rrallë, të një çifti të ri. Mesdita e e së dielës, e gjeti Julianin në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Tiranës. Ish e fejuara e kishte denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale, pa dëshirën e saj.

Ndryshe nga sa pretendonte e reja, historia (e denjë për një skenar filmi) ka anën tjetër të medaljes, atë që Juliani rrëfeu para gjykatëses së gatshme, të cilën e bindi ta nxirrte në liri. Juliani i tha gjykatës së me R., njihej që herët, për shkak se janë lindur e rritur në të njëjtin qytet. Me të ishte fejuar pak muaj më parë dhe në fillim marrëdhënia mes tyre shkonte mirë.

Tre muaj ata jetuan në Itali sëbashku, ku Juliani punonte prej vitesh. Të dy (cifti ne foto), kishin vendosur që pas martese të jetonin në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë, ndaj vendosën të lidhnin martesë; jo vetëm atë ligjore, por edhe festën me familjarët e tyre.

Kështu, me 3 gusht çifti ju drejtua gjendjes civile, ku shpalli martesën dhe nisën përgatitjen për ditën e madhe. “Po ecnim me makinë, kur ajo i nisi emoji (zemra) në whats up një personi. E pyeta me kë po fliste dhe më tha që ishte një kushëri i largët. I kërkova që ta takonim për kafe dhe ajo u rebelua. Fillova të dyshoj, ndaj e ktheva makinën dhe shkova në shtëpinë e saj. Kërkova shpjegime se kush ishte personi në fjalë, pasi unë gjeta fotot e tij në telefon. Ajo e irrituar theu telefonin.

Vendosa pa asnjë mëdyshje të anuloja dasmën dhe u largova bashkë me familjen në plazh në Shëngjin, kur në gazeta lexova që një person me inicialet J.H ishte denoncuar nga ish e fejuara për marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Fillova të dyshoj, pasi inicialet përkonin me të miat, ndaj siç isha me rroba plazhi u drejtova në komisariatin e Lezhës. Aty mësova se i kërkuari isha unë dhe sigurisht kërkova të vijohej me procedurat”, shpjegoi Juliani dhe avokati i tij. Kallëzimin ndaj tij e cilësoi sajesë të ish të fejuarës së tij, në shenjë hakmarrje që e la pak ditë përpara martesës. Gjykata vendosi ta lirojë të dyshuarin, pasi shpalli të paligjshëm arrestimin. Juliani, tashmë do të hetohet në gjendje të lirë dhe duket se është nëse i vendosur që historia të zbardhet tërësisht./GSH.al/ma.me

Next Post
U denoncua i marrë peng, por befason me dëshminë: Jo, nuk isha rrëmbyer!

E rëndë në Tiranë, nëna gjen vajzën në gjendje kome në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In