• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Flet deputeti shqiptar i LSDM: Ja si nisi dhuna në parlament

by A R
01/05/2017 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti shqiptar i LSDM, Muhamed Zekiri tregon në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, dhunën që përfshiu Parlamentin e Maqedonisë. Zekri thotë se dhuna u organizua nga partia e Gruevskit, të cilët kanë qëllim tu ikin krimeve që kanë ushtruar gjatë këtyre viteve që kanë qenë në pushtet.

Më 27 prill, Parlamenti i Maqedonisë u kthye në një përplasje mes deputetëve dhe protestuesve. Çfarë ndodhi, si nisi?

Unë nuk i quaj ata protestues, ai ishte për mua sulm terrorist i grupeve të caktuara nën udhëheqjen e partisë, tashmë opozitare, VMRO DPMNE. Ajo që ndodhi ishte pasqyra më e mirë dhe tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj partie, se në çfarë forme ata e kanë ushtruar pushtetin në këto vite. Ata e kanë ushtruar pushtetin duke kërcënuar, shantazhuar dhe duke vjedhur shtetin. Duke tentuar tu ikin krimeve, që kanë bërë gjatë këtyre 10 viteve të fundit, ata lëshuan horrat e tyre që të përballen me deputetët e shumicës së re, të cilët në formë kushtetuese e konform rregullave parlamentare, zgjodhën atë ditë kryetarin e ri, Talat Xhaferri.

Ju ishit të pranishëm. U prekët nga dhuna? 

Isha i pranishëm gjatë gjithë kohës. Falë Zotit mbeta i paprekur duke u strehuar në një nga kabinat për përkthim, që gjendeshin në atë sallë, ku nuk u futën protestuesit. Por, nga ai vend unë pashë gjithë atë që ndodhi. Ata kishin të targetuar njerëzit dhe deputetët kë duhet të sulmonin. Nuk ishin target i tyre të gjithë deputetët. Dëgjova edhe emrin tim që e thërrisnin dhe kërkonin të më gjenin. Target kishin kryetarin e partisë sonë, sekretarin dhe nënkryetaren e partisë LSDM. target ishe dhe Ziadin Sela dhe kryetari i sapo zgjedhur, i cili falë Zotit shpëtoi duke u mbrojtur nga deputetët e LSDM. Gjithçka ishte e planifikuar dhe e mirë organizuar. Njerëzit me maska ishin të armatosur, ishin me radio lidhje dhe atyre dikush ua hapi dyert.

Sot pati takime të rëndësishme të politikanëve maqedonas dhe zyrtarit të lartë amerikan. U duk sikur pati një dritë jeshile. A do të ketë një qeveri të re Zaev?

Kjo është një dritë në fund të tunelit për Maqedoninë. SHBA mbeten partnerë strategjikë dhe miqtë tanë, jo vetëm e rajonit por në përgjithësi. Kjo vizitë ishte e një rëndësie të veçantë. Përfaqësuesi amerikan takoi fillimisht kryetarin e Parlamentit, madje edhe më herët e pranuan zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit dhe ky është sinjal pozitiv. Takimi me Ivanov dhe komunikata që doli pas atij takimi nga Presidenca, është sinjali i parë se presidenti fillon të zbusë tonet dhe se do ta japë mandatimin. Mbetet në ditët në vazhdim që kryetari i ri i Parlamentit ta njoftojë zyrtarisht Presidentin Ivanov se ekziston shumica parlamentare dhe se kërkon t’i jepet mandati për formimin e qeverisë së Zoran Zaev. Më pas i mbetet parlamentit të votojë përbërjen e re qeveritare.

Next Post
Magjia e qumështit të gjirit

Magjia e qumështit të gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In