• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet biznesmeni: Grabitësit i ndoqa me çifte, qentë ishin si të përgjumur

by A R
06/03/2018 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i njërit prej bizneseve që ra pre e vjedhjes, Gëzim Skerma, tregon se autorët kanë hyrë fillimisht në banesën e tij dhe më pas kanë kaluar në ambientet e fabrikës së mjaltit.

Gëzim Skerma
Gëzim Skerma

Pronari i kompanisë “Morava” thotë se, pasi ka ndjerë zhurma, ka marrë një armë gjahu që disponon me leje dhe është vënë në ndjekje të autorëve.

Si e zbuluat vjedhjen?

Ishte ora 2:30 e mëngjesit kur më zgjoi bashkëshortja ime. Kishte dëgjuar zhurmën e përplasjes së derës. Ne gjithmonë tregohemi të kujdesshëm dhe nuk lemë asgjë hapur edhe për shkak se kemi biznesin ngjitur me shtëpinë. Menjëherë u çova dhe mora çiften dhe shkuam te dhoma ngjitur për të parë se çfarë kishte ndodhur. Nisëm të kontrollonim të gjitha dhomat me radhë dhe nuk gjetëm asgjë.

Ju nuk konstatuat asgjë në banesë?

E pamë që dera ishte hapur nga dikush. Është e vetmja mënyrë nga mund të hyhet në banesën tonë, pasi të gjitha të tjerat janë me kangjella. Ne kemi edhe qen, por ata çuditërisht nuk lehën në asnjë moment.

Si vepruat më tej?

Kalova për të kontrolluar te fabrika. Edhe atje pashë që gjërat kishin lëvizur, dukej që kishte hyrë dikush te pjesa e zyrave, pasi ishin hapur të gjitha dyert. Vazhdova kontrollova dhe dola në oborr, por pashë që edhe dera e jashtme ishte hapur dhe kuptova që hajdutët ishin larguar.

Kur e lajmëruat Policinë për atë që kishte ndodhur?

Po telefonova dhe brenda pak minutash ata erdhën. Nisëm të kontrollonim të gjitha hapësirat dhe në një moment, te zyra kryesore pamë që gjithçka ishte përmbys dhe ishte marrë DVR. Mendoj se ka qenë grup i sofistikuar, pasi që të marrësh memorien e kamerave të sigurisë, do të thotë të zhdukësh të gjitha gjurmët.

Sa kamera sigurie kishit në biznesin tuaj?

Janë 36 kamera sigurie në total dhe ata përvetësuan të gjithë regjistrimin, madje mesa di unë, të njëjtën gjë kishin bërë edhe te biznesi tjetër në Zëmblak. Më çuditi edhe fakti që qentë nuk kishin lehur, por kur dola i pashë që ishin si të përgjumur, besoj u kishin hedhur diçka.

A ndiheni të frikësuar nga kjo ngjarje?

Jam i tmerruar. Pasi mësova që edhe kanë vjedhur dy biznese të tjera, ndihem vërtet i pasigurt./Panorama

Next Post
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE”

“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Shehajt me 30 ditë pas sherrit me ministrin Malaj

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Shehajt me 30 ditë pas sherrit me ministrin Malaj

June 22, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re!”, Balla tregon organizatorët e protestës (VIDEO)

June 22, 2026
Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë e akuzuar për vrasje në Shijak

June 22, 2026
Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

June 22, 2026
Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

June 22, 2026
“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

June 22, 2026
Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

June 22, 2026

Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

June 22, 2026
Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

June 22, 2026
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

Aksident me vdekje në Çermë, motori përplas të moshuarën

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In