• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet babai i Dritan Goxhajt, ish gjenerali i UÇK: Është i qetë, i bindur që nuk do ekstradohet

by Java News
23/09/2023 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, ka folur në Euronews Albania në lidhje me arrestimin e djalit të tij, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Dilaver Goxhaj zbuloi se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.

Pavarësisht se Gjykata e Tiranës pranoi ekstradimin e Goxhaj për llogari të Speciales në Hagë, babai i tij u shpreh i bindur se hallkat e tjera të gjyqësorit në Shqipëri do ta rrëzojnë këtë vendim.

Ai shtoi se i biri ka bërë një luftë të drejtë dhe po dënohet vetëm për fjalën e lirë.

“Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë.

Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai.

Gjithashtu Dilaver Goxhaj, u ndal dhe te puan e Gjykatës Speciale, ngritjen e të cilës e cilësoi si një marrëzi.

Sipas tij nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste, pasi ajo ishte një ushtri me të gjitha standardet, e cila u quajt nga NATO si këmbësori e aleancës./m.j

Next Post
Zgjedhjet në Kukës/ Policia publikon planin e masave: 99 efektivë do të angazhohen nesër në procesin zgjedhor

Zgjedhjet në Kukës/ Policia publikon planin e masave: 99 efektivë do të angazhohen nesër në procesin zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In