• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet babai i 37-vjeçares shqiptare që u vra nga burri në Itali: Nuk kishte lidhje tjetër, kunati i saj ka shpifur

by Java News
09/10/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences.

Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.

Babai i Klodianës ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit dhe se Alfredi punonte me djalin e tij të vogël.
Babai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe akuzoi kunatin e saj si një prej shkaktarëve të ngjarjes së rëndë, pasi sipas tij kishte shpifur për vajzën dhe madje i kanë treguar se e kishte rrahur njëherë.

“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë.

Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë.

Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër.
Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën.

Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares.

/f.s

Next Post
Amerikania Claudia Goldin merr çmimin Nobel në Ekonomi

Amerikania Claudia Goldin merr çmimin Nobel në Ekonomi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com