• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet avokati Tahirit: E shkruajti vetë mbrojtjen, pretencën e prokurorisë e dinim para 7-8 muajsh

by Java News
10/09/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Saimir Tahiri do të dënohet, ai do të ndjekë të gjithë rrugët ligjore për tu ankuar dhe për tiu drejtuar gjykatave më të larta. Avokati i Saimir Tahirit tha se prokuroria në konkluzionet përfundimtare nuk solli asnjë prove të re.

Haxhia, tha se e gjithë mbrojtja sot në gjykatën e Krimeve të Rënda ishte bërë nga vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai e quajti një mbrojtje brilante dhe prova përballë të cilave prokuroria nëse do të ksihte dinjitet, siç u shpreh avokati, do të duhej ta pushonte çështjen në moment. Nga ana tjetër, Maks Haxhia tha se prokuroria ishte shumë dobët me provat pasi kishte sjellë në proces edhe materialet nga Italia, ku autoritetet atje i kanë gjykuar dhe kanë pushuar çështjen në ngarkim të Tahirit.

“Mbrojtja e Saimir Tahirit ishte brilante dhe ishte individuale, e ka shkruar vetë ai pjesën e tij. Gjej rastin të vlerësoj gjithë përkushtimin që ai ka bërë në njohjen e procesit dhe sjelljen e provave të reja që e vënë në mungesë totale prokurorinë përballë provave. E kam dëgjuar para 7-8 muajsh që do kërkojë prokuroria 12 vjet. Ky është një proces i paramenduar dhe paravlerësuar. Unë nxjerr konkluzionin nga mënyra e sjelljes. Materialet e Italisë janë gjykuar në Itali, janë organe të specializuara jo të korruptuara. Duke qenë e gjykuar gjykata shqiptare gjithë materialet e Italisë duhej t’i kishte hequr. Prokuroria ka sjellë gjithë materialet e Italisë që ato janë gjykuar, dhe autoritetet italiane kanë vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Tahirit. Edhe kur ju drejtua parlamentit tha që bazë kemi vetëm materialet italiane, por Italia e pushoi çështjen ndërsa në Shqipëri e lidhën me 2 oficerët e policisë për ta vënë zotin Tahiri para përgjegjësisë penale”, tha Maks Haxhia.

Pyetje: Nëse klienti juaj do të dënohet çfarë do të bëni?

Maks Haxhia: Respektin ndaj ligjit, do zbatojmë të drejtën tonë për tu ankuar dhe drejtuar gjykatave më të larta.

Pyetje: Çfarë materiale të reja ka sjellë prokuroria në konkluzionet përfundimtare?

Maks Haxhia: Të gjitha materialet që ishin tani ishin copy paste dhe jo të bëra mirë. Përkundrazi ne sollëm një material që ishte skandaloze dhe që në atë moment Prokuroria po të kishte njëcikë dinjitet profesional do të pushonte hetimin e kësaj çështje për shkak se një prej të pandehurit, siç ishte Gjergj Kohila ka bërë email drejtuar një prej prokurorëve, fatmirësisht atij prokurori që ishte sot në seancë për të marrë në përgjegjësi penale Habilajt.

Pyetje: Në çfarë periudhe ja ka dërguar?

Maks Haxhia: Para 3 vjetësh

g.kosovari

Next Post
“Do më vrasin në Rusi”, Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e terroristit

"Do më vrasin në Rusi", Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e terroristit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In