Një ditë ekstradimit në Shiqpëri të Izet Haxhisë, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të tij Fran Dashi.
Ai ka deklaruar se çështja duhet të rihapet pasi klienti i tij është gjykuar në mungesë. Dashi deklaroi se shumë shpejt do depozitohet kërkesa në gjykatë për rihapjen e dosjes.
“Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi për të studiuar aktet e para, dhe pikësynimi jonë është për të rihapur dosjen nga e para, pasi gjykimi, hetimi ëhstë bërë në mungesë. Pra, kjo do të thotë se edhe gjykata e shkallës së parë, në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandehurit duke caktuar gjykatë kryesisht. Ne kemi besim se çështja do shkojë drejt rihapjes”,. deklaroi ai.
Lidhur me pyetjen nëse Haxhia ndihet i kërcënuar në qeli avokati tha se nuk ka arsye pse të ndihet./a.m.