• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Flet gazetari amerikan: Gërdeci, një ngjarje më shumë sesa emra të përvetshëm

by A R
14/03/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte në mbrëmje në “Dritare” të Vizion Plus do të transmetohet intervista ekskluzive me gazetarin amerikan që ka shkruar librin “Armët dhe Çunat”, Guy Lawson. Libër i botuar edhe në Shqipëri nga shtëpia botuese OMSCA.

Në këtë intervistë, ai nuk ngurron të flasë për të gjitha emrat.

“Unë e di që ju doni emra, emra, emra, por kjo është më e komplikuar se kaq.

MEIKO ishte një Kompani shqiptare armësh, e cila shiste fishekë për 2 cent në një kompani në Qipro, që i sheste këto municione, AK-47, për 4 cent secilin fishek.

Por ju e dini që bëhej fjalë për qindra mijëra fishekë.

Atëherë çfarë ndodhi me diferencën mes 2 dhe 4 cent? Bëhet fjalë për miliona dollarë dhe ato thjesht u zhdukën.

Ky ishte një korrupsion i qartë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është mbajtur fshehur dhe zyrtarët e përfshirë fituan imunitet; populli i Gërdecit nuk ka marrë ende asnjë drejtësi dhe populli shqiptar nuk do ta marrë vesh se në çfarë lloj shoqërie po jeton sepse zyrtarët, si brenda qeverisë së Berishës dhe tani, me ç’duket, brenda qeverisë Rama, nuk po thonë të vërtetën.

Çfarë dini ju për fshehjen e fakteve nga Ambasada amerikane në Tiranë dhe a besoni se do të dalin një ditë?

Nevojitet guxim për t’i shkuar deri në fund.

Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë.

Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickas dhe ‘vdekjes’ së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve.

Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët.

Nevojitet diçka më shumë sesa vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij.

Erion Veliaj, i cili është kryebashkiaku i ri i Tiranës, para se të përfshihej në politikë ishte një aktivist dhe ai më tha një herë se dëshironte të kishte një hetim për këtë ngjarje dhe se ishte i angazhuar për këtë.

Tani ai është në pushtet dhe çfarë bën?  Unë sugjeroj që Vizion Plus të shkojë dhe ta pyesë, pse nuk ke hapur një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka?

Next Post

Paloka: "Drejtësia" pas zgjedhjeve të parakohshme, më parë të ikë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In