• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet i arrestuari për atentatin e Flutura Muçës në Shkodër

by A R
23/02/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati ndaj 49-vjeçares Flutura Muça tri ditë më parë në Shkodër, dyshohet të jetë porositur me pagesë.

Policia po shkon drejt zbardhjes së kësaj plagosjeje, autori i së cilës është arrestuar.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur për “Panorama” se është prangosur shtetasi Shkëlzen Xhenja, 25 vjeç, banues në Shkodër. Për efekt të hetimit, blutë nuk dhanë detaje në lidhje me provat që çuan në prangosjen e të dyshuarit për këtë krim.

Burime të Policisë bënë të ditur se ka dyshime të forta se ai është porositur nga Sadetin Sula për eliminimin e ish-kunatës së tij, shtetases Flutura Muça. Sula aktualisht është i arrestuar pasi më 18 prill të vitit të kaluar, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Suela Muça.

Pikërisht kjo ngjarje mund të jetë zanafilla e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj 49-vjeçares Flutura Muça. Kjo, pasi kjo e fundit e ka akuzuar Sadetin Sulën për vrasjen e së motrës dhe familjet kanë qenë në konflikt gjatë gjithë kësaj kohe, sepse Sula e mohon krimin.

Policia bëri të ditur se Flutura Muça u plagos teksa ishte në punë, duke shitur në një dyqan elektroshtëpiakesh, në lagjen “Partizani”. Ka qenë ora rreth 12:30 e datës 18 shkurt, kur dy persona me motoçikletë i janë afruar 49-vjeçares dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në trup

Flutura Muça ka marrë tre plumba, dy në bark dhenjë në këmbë, por fatmirësisht nuk i kanë prekur organet jetësore dhe pas ndërhyrjes në spital, e ka kaluar rrezikun për jetën. Ndërkaq, i arrestuari i djeshëm, Shkëlzen Xhenja, ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me Flutura Muçën dhe nuk jam unë autor i plagosjes. Nuk e di pse jam arrestuar sepse s’kam bërë asnjë krim dhe s’kam asnjë dijeni për ngjarjen për të cilën akuzohem. Në orën në të cilën thuhet se ka ndodhur plagosja kam qenë në një vend tjetër”, është shprehur 25- vjeçari, duke mohuar implikimin në ngjarje. Policia është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dytë të implikuar në këtë ngjarje./b.d

Next Post
VIDEO/ Momentet e tmerrit, krahët e avionit përplasen me pistën

VIDEO/ Momentet e tmerrit, krahët e avionit përplasen me pistën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In