• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein: Shqipëria plotësoi kushtet që vendosi BE, s’ka arsye për shtyrjen e negociatave

by Java News
28/02/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein u shpreh sot gjatë vizitës në Tiranë se Shqipëria e meriton plotësisht hapjen e negociatave në qershor, kur do të merret vendimi. Pavarësisht dorëheqjes së opozitës nga parlamenti, ai shprehet se nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna nga Bashkimi Europian janë përmbushur.

“Të gjithë po presim vendimin e Këshillit Evropian të 19 qershorit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mori me një shumicë shumë të madhe ndërpartiake një qëndrim shumë të qartë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Misioni ynë – për të parë nëse reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vetingut, po vazhdojnë – është konfirmuar dhe unë nuk kam dyshim se parlamenti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë në rrugën e reformës. Ne nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna janë përmbushur” tha ai.

Referuar protestave dhe dorëheqjes së opozitës, ai kritikoi vendimin e grupeve te PD- LSI për bojkot, ndërsa bëri thirrje për përgjegjësi politike nga të gjitha forcat për të siguruar një demokraci parlamentare funksionale dhe për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën evropiane.

“Më vjen shumë keq për vendimin e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Bojkotimi i Parlamentit nuk është aspak një rrugëdalje nga problemet politike dhe është kundër parimeve demokratike. Parlamenti është forumi ku duhet të trajtohen mosmarrëveshjet politike.

Unë bëj thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë parlamentarët për të përmbushur detyrat e tyre dhe për të rifilluar punën parlamentare në interes të vendit dhe perspektivës së integrimit të tij në BE, jo me zgjedhjet e ardhshme në mendje. Shqipëria duhet të përqendrohet te reformat, jo te grindjet politike. Demonstratat janë një tipar thelbësor i jetës demokratike.

Megjithatë, unë i dënoj me forcë rastet e dhunës që kemi përjetuar këtë javë dhe u bëj thirrje udhëheqësve politikë të opozitës që të garantojnë protesta paqësore, në përputhje me shtetin e së drejtës“. Deklaratën Knut Fleckenstein e bëri gjatë vizitës që delegacioni i Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë për t’u njohur me reformat e ndërmarra nga qeveria në prag të vendimit për hapjen e negociatave që do të jetë në muajin qershor.

/a.meta

Next Post
Shtyrja e vendimit për negociatat, Pollo: Shkak krimi qeveritar, Bushati të dorëhiqet

Negociata, Pollo: Në qershor nuk ka vendim për Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In