Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi sot gjatë paraqitjes së raportit se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit për përmbushjen e kërkesave nga unioni.
Fleckenstein tha se Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon 5 prioriteteve, ndërsa theksoi se duhet mbështetje nga BE për reformën në sistemin e drejtësisë.
“Ka pasur disa ndryshime në pikëpamje lidhur me 17 kompromise. Reforma e drejtësisë, reforma administrative, lufta kundër krimit të organizuar, antidiskriminimi. 17 kompromise mbulojnë çështje më të rëndësishme. Unë vlerësoi ekuilibrin në këtë raport. Do sugjeroja që Shqipëria duhet të bëjë disa reforma dhe BE duhet të inkurajojë për më të rëndësishmet. Raporti për Gjyqësorin është më e rëndësishmja.” tha Fleckenstein.