• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Fleckenstein: Reforma në Drejtësi, BE kontroll që të mos ketë lojëra politike

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Knut Fleckenstein thekson faktin se politika shqiptare duhet ta realizojë reformën në drejtësi. Ai bën të ditur se një mision vëzhgimi i Bashkimit Europian do të shikojë nga afër procesin e votimit, por edhe të zbatimit të reformës për t’u siguruar, siç thotë ai, që askush mos bëjë lojrat e veta politike.

“Ne e inkurajojmë Komisionin Europian për të bërë këtë raport të ndërmjetëm, pas miratimit të nevojshëm të reformës në drejtësi dhe të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Çështja më kyçe e këtij raporti është reforma në drejtësi, sepse jam i sigurtë se të gjitha çështjet e tjera si lufta ndaj krimit të organizuar, apo korrupsionit, kryhen me efiçencë vetëm nëse kemi gjykata të pavarura dhe prokurorë të pavarur”, pohon Fleckenstein gjatë një interviste për “Top Channel”.

***
A ndan ndonjë përgjegjësi BE mbi reformën në drejtësi?

Ne nuk jemi përgjegjës mbi atë reformë. Sigurisht, ne kemi dhënë shumë këshilla, si nga misioni i Bashkimit Europian, edhe nga ambasada e SHBA-ve. Prandaj, shpresojmë që të miratohet sa më shpejt dhe si për miratimin, edhe për implementimin, unë mendoj se duhet të dërgojmë një mision vëzhgues nga Bashkimi Europian, për të parë se si do të votohet e zbatohet më pas.

Ku? Është kjo në draft?

Jo në këtë draft sepse ne kemi hapësirë të kufizuar në të tilla dokumente, por ky do të jetë amendamenti i parë, që do ta propozoj unë. E kam biseduar gjithashtu me PPE-në. Do t’ia kërkoj këtë Komisionit, sepse vërejmë se të gjitha forcat kryesore politike duan ta miratojnë atë, por ende kanë opinione të ndryshme mbi mënyrën e realizimit të saj. Ne duam të sigurohemi se nuk bën askush lojrat e veta politike. Kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët.

Ju thoni në draft se (për reformat) “një lojë e ndershme mes qeverisë dhe opozitës është vitale” , kujt i referoheni?

Pas çdo zgjedhjesh, ka një shumicë dhe një pakicë. Sigurisht, shumë ligje mund të votohen nga shumica, kundër pakicës, por ka disa reforma themelore, të cilat e ndryshojnë me të vërtetë vendin tuaj një ditë për më mirë. Kjo duhet arritur me sa më tepër konsensus të jetë e mundur. Kjo do të thotë se pala në qeveri duhet të kujdeset për opozitën duke marrë në konsideratë mendimin e tyre, ndërsa pala në opozitë nuk duhet të mendojë se “kush do, çfarë”, por se çfarë është mirë për vendin.

Next Post

Veliaj: PD me hunj në dorë ndaj punëve të mira, nuk sprapsem nga vandalët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In