• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fleckenstein: Qeveria, program ambicioz reformash

by Java News
23/10/2015 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti dhe njëkohësisht Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi sot gjatë një konference për shtyp në mbyllje të vizitës së tij në Tiranë se, qeveria shqiptare ka një program ambicioz reformash.

“Kur vij në Tiranë njerëzit e gazetarët presin të sjell mesazhe nga BE, por unë nuk sjell lajme nga BE, por çoj mesazhe në Bruksel”, u shpreh Fleckenstein.

“Pata takime me krerët e shtetit, anëtarë të qeverisë e deputetë, ndërsa ditën e nesërme do të zhvilloj takime me opozitën”, tha raportuesi për Shqipërinë.

Fleckenstein u shpreh se, “shihen rezultatet e para të programit të reformave”.
“Drafti i parë i reformës në drejtësi i është dërguar komisionit të Venecias”, tha Fleckenstein, duke shtuar se, “janë paraqitur një sëri reformash edhe në luftën ndaj korrupsionit si edhe ka përparim në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Në raportin e BE do të reflektohen të gjitha arritjet dhe bashkëpunimi mes palëve”, theksoi Raportuesi Fleckenstein, por shtoi ai, “ne e dimë që ka ende punë për të bërë”.

“Kuvendi e qeveria kanë punuar për reformat pasi morët statusin”, tha Fleckenstein, duke shtuar se, “edhe opozita është tejet e angazhuar për reformat”. Sipas tij, “Opozita jep propozime që shqipëria të ecë përpara”.

“2016-a ka për të qenë vit kyç për Shqipërinë. Viti kur Kuvendi do miratojë reformën në drejtësi dhe viti kur reforma në drejtësi do të implementohet”, tha Raportuesi Fleckenstein, i cili e ka cilësuar reformën në drejtësi si më ambiciozen në 25 vite.

Sipas tij, nëse reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme ajo do të sjellë efikasitet në luftën antikorrupsion si dhe ndihmë në thithjen e investimeve.

“Reforma në drejtësi është detyrë e qeverisë ndaj qytetarëve dhe nuk duhet bërë për të kënaqur ndërkombëtarët”, tha Fleskenstein, i cili shtoi se, “Kam para amendamentet e të gjithë kampeve politike”. Raportuesi Fleckenstein theksoi se, konsensusi do të jetë i vështirë për t’u arritur, por u shpreh i sigurtë se, politika do e arrijë.

Fleckenstein theksoi se në parlamentin Europian do të përcjellë mesazhin se “politikanët shqiptarë kanë dëshirë për të ecur para, politikanët duan që reformat të jenë të suksesshme, politikanët duan që vendi te jetë gati për anëtarësim në BE”. Ndërsa shtoi ai, “Nga ana e BE duhet të japim mbështetje për Shqipërinë”.

Duke folur për dekriminalizimin Fleckenstein theksoi se, shumë shpejt palët do të arrijnë konsensus “Pozita e opozita duhet të miratojnë reformën në drejtësi gjysmën e parë të 2016. Nëse miratohet reforma do bëj çdo gjë për hapjen e negociatave në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Fleckenstein u spreh se në Bruksel ka shumë që e mendojnë si ai, por shtoi, me rëndësi është që të gjendet kompromisi dhe palët të mos tregohen kokëforta.

Next Post

Kryebashkiaku italian nxjerr pistoletën live, ‘shokohen’ teleshikuesit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In