Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, Fleckenstein do të njihet me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
I shoqëruar nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, Fleckenstein ka takuar fillimisht presidentin Ilir Met.
Eurodeputeti gjerman do ketë takim edhe kryeministrin Edi Rama e kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
a.ç