• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein i përgjigjet opozitës: Akuzat ndaj Vlahutin janë absurde

by A R
16/11/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian,  Knut Fleckenstein, siguron se negociatat për anëtarësimin në BE do të hapen gjatë 6 muajve të ardhshme me kusht zbatimin e reformës në drejtësi dhe plotësimin e 5 prioriteteve të vendosura.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “TemA”, eurodeputeti garanton se nuk ka standard të dyfishtë mbi anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë ishin raste të jashtëzakonshme që nuk mund të përsëriten.

I pyetur mbi akuzat e deputetëve të opozitës drejtuar përfaqësuesve të lartë të BE-së në Tiranë dhe konkretisht ambasadores Romana Vlahutin, Fleckenstein nuk pranon të jape një koment duke i konsideruar ato si absurde dhe jo të justifikuara.

Ndërkohë, sa i përket çështjes “Tahiri”, ai shprehet se tashmë hetimet janë të mundshme duke shtuar se nuk i takon atij për të dhënë një gjykim mbi to.

Më tej, eurodeputeti u ndal edhe tek çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku mendon se është koha e duhur për heqjen e tyre dhe se pajisja me pasaportë shqiptare do të krijonte probleme për vendin tone.

-Disa deputetë opozitarë kanë hedhur akuza të forta ndaj përfaqësuesve të lartë të BE-së në Tiranë dhe konkretisht ambasadores Romana Vlahutin duke thënë se ka heshtur për mbjelljen e kanabisit dhe krimin e organizuar në vend, duke u bërë shpesh herë palë me qeverisjen “Rama”. Keni ndonjë koment për këtë?

Nuk do të  komentoj asnjë absurditet. Kjo është thjesht e gabuar dhe e pajustifikuar.

-Mali i Zi dhe Serbia kanë çelur negociatat dhe janë duke bërë progres drejt anëtarësimit në BE. Sipas jush, ku po “stonon” qeveria “Rama” dhe çfarë duhet të bëjë më tepër për t’ju afruar familjes Evropiane?

Për shkak të punës së mirë të qeverisë si edhe  parlamentit, unë jam i sigurt se negociatat do të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Theksoj me kusht zbatimin efektiv të reformës në drejtësisë si dhe vijimin e punës me rezultate progresive për 5 prioritetet kyçe.

-Politikanë dhe analistë të ndryshëm gjykojnë për një ngurtësi nga ana e BE-së sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë duke hedhur hipoteza se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor po trajtohen me dy standarde. Si do t’i përgjigjeshit ju këtyre deklaratave për të cilat theksoj se janë të shumta?

Nuk ka standard të dyfishtë. E di që në të kaluarën rruga drejt BE-së ishte më e lehtë, si në rastin e Bullgarisë apo edhe Rumanisë. Por këto janë raste të jashtëzakonshme të cilat nuk mund të lejojmë që të përsëriten. Qytetarët tanë e bënë të qartë se pa përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm.

-Emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri përmendet disa herë si bashkëpuntor në përgjimet e dy trafikantëve të drogës të cilët po hetohen nga Drejtësia italiane. Prokuroria dhe opozita në Shqipëri kërkoi arrestimin e tij si të implikuar dhe sipas tyre do t’i hapte rrugë hetimit. Ndërkohë nga ana tjetër mazhoranca propozoi masa të tjera por pa i hequr mandatin duke shmangur arrestimin. Si i keni përcjellë këto zhvillime?

I ndoqa këto zhvillime së largu. Kjo e bën të vështirë për mua që ta vlerësoj situatën. Siç kam mësuar, hetimet tashmë janë të mundshme, por jo një arrestim. Nëse kjo është e mjaftueshme apo jo, mendoj se nuk është për mua që të gjykoj. Ky vendim varet nga raporti që prokurori i ka paraqitur komisionit përkatës të parlamentit.

 -Në Shqipëri vijon të shtohet prej disa muajsh paniku i rikthimit të vizave. Kjo argumentohet së shumti me faktin se sipas disa raporteve të publikuara në media grupe kriminale shqiptare janë duke dëmtuar rendin dhe sigurinë në vende të ndryshme të BE-së. Sa e rrezikuar është realisht Shqipëria për të dalë nga vendet Shengen?

Unë e di që akuza të tilla ishin pretenduar kryesisht nga Holanda. Këto akuza kanë të bëjnë kryesisht me azilkërkuesit shqiptarë, por unë nuk kam dëgjuar për një kërcënim të përgjithshëm lidhur me mohimin e vizave deri më tani. Unë u informova se pas iniciativës së disa shteteve anëtare të BE-së dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, situata është përmirësuar. Prandaj, unë seriozisht nuk besoj se një masë e tillë do të jetë e nevojshme.

-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar prej homologut Ilir Meta pajisjen e shtetasve të tij me pasaporta shqiptare duke e parë si mënyrë për t’i shpëtuar izolimit për shkak të vizave. Si ka menduar BE që ta zgjidhë këtë situatë? A ka një datë për liberalizimin e vizave?

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta dha përgjigjen e duhur. Një marrëveshje e tillë nuk do të zgjidhë ndonjë problem në Kosovë por do të krijojë probleme serioze ne Shqipëri. Pavarësisht, pajtohem me kërkesën për liberalizim të vizave me Kosovën. Është koha e duhur. (Intervistoi Andrea Danglli)

Next Post
FOTO/ Masakër me leje, vijon shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Tomorit

FOTO/ Masakër me leje, vijon shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Tomorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

August 27, 2026
Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

August 27, 2026
Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

August 27, 2026
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

August 27, 2026
Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

August 27, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

August 27, 2026
PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com