• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein: E kuptoj zhgënjimin për vizat në Kosovë, refuzimi i BE do ishte tragjik

by Java News
28/11/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ekskluzivisht për Deutsche Wellen.

Fleckenstein deklaroi se e kupton zhgënjimin për vizat në Kosovë dhe se refuzimi i BE do të ishte tragjik. Edhe kryeminsitri Rama e ka kritikur BE per mosliberalizimin e vizave. Ai beri deklarata te forta gjate mbledhjes se qeverive shqiptare ne Peje, duke kritikuar aashper qasjen e BE ndaj shqiptareve, te cilen e quajti me “dy fytyra”

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, qeveria e Kosovës vendosi 100% doganë për produktet serbe dhe boshnjake. Kosova, si reagim ndaj politikës rregullisht bllokuese të Serbisë. Cili është vlerësimi juaj?

Knut Fleckenstein: Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit.

Ka zëra që thonë, se ky hap u ndërmorr nga dëshpërimi a zemërimi për një politikë bllokuese të Serbisë, dhe BE e njeh situatën…

Për shkak të zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në Interpol, por edhe për shkak të procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave, që është për të ardhur keq, nuk duhet të rezultojnë reagime të pamenduara e momentale…

Çfarë po bën BE që situata të stabilizohet?

Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese.

Ngecja dhe zvarritja e proceseve afruese të Kosovës me BE ka shkaktuar një gjendje të mungesës së shpresës në vend, zvarritja e liberalizimit të vizave e shton këtë, megjithëse Kosova i ka plotësuar kushtet…pse nuk bëhet atëherë liberalizimi këtë vit, që me shumë gjasa nuk do të bëhet…

Ende nuk është vendosur përfundimisht, por, nëse liberalizimi i vizave me Kosovën nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi në popullsi. Si Komisioni Europian, ashtu edhe Parlamenti Europian pak muaj më vonë kanë dhënë miratimin e tyre për liberalizimin e vizave. Nëse Këshilli i BE, ose thënë ndryshe disa shtete anëtare, nuk e mbështesin këtë pozicion, kjo është tragjike. Arsyet për këtë refuzim janë brenda vetë vendeve refuzuese dhe pjesërisht edhe të një natyre të politikës së brendshme. Vendet anëtare duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e Ballkanit. Përparimet e arritura duhet të çojnë tek liberalizimi i vizave, me qëllim që njerëzit aty të mos e humbasin shpresën dhe besimin tek Europa. Edhe vendet anëtare duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën.

Në Kosovë thuhet, se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës i ka sjellë më shumë përfitime Serbisë, a mund të çojnë zhgënjime të tilla në zhvillime më të rrezikshme mes dy vendeve?

E njoh këtë shqetësim, me që ra fjala edhe nga pala tjetër, ajo serbe. Askush nuk duhet të gënjejë veten: Vetëm nëse të dyja palët bëjnë progres, dhe arrijnë një zgjidhje përmes dialogut do të ketë një të ardhme të përbashkët brenda Bashkimit Europian.

Zgjedhjet europiane 2019 mund të sjellin shumë ndryshime, nëse forcat e djathta në Parlamentin Europian e rrisin prezencën, a mund të ketë paralizim të proceseve integruese të Ballkanit në BE?

Forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europoan, e kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së.

Të mërkurën u zhvillua debati mbi vendet e Ballkanit në një plenum të vogël në Parlamentin Europian, të enjten pritet miratimi i raporteve për vendet e Ballkanit, cili është vlerësimi juaj për këtë votim?

Debati të mërkurën për raportet mbi vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi në thelb merret me prezantimin e gjendjes aktuale në këto vende. Ky debat bazohet në raportet e Komisionit Europian e raportet e progresit përpilohen për të parë, se cilat zhvillime kanë arritur këto vende në kuadër të kualifikimit si vende kandidate të mundshme apo anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian. Ne presim një reagim pozitiv me shumicë në Parlamentin Europian për të gjitha raportet e progresit./DW

a.ç

Next Post
Vazhdon Sheshel: Nëse ndodh konflikt, Serbia e kthen Kosovën dhe NATO nuk ndërhyn!!

Vazhdon Sheshel: Nëse ndodh konflikt, Serbia e kthen Kosovën dhe NATO nuk ndërhyn!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com