• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flasin familjarët e Aldo Bares: Shënjestra e atentatit në Lushnje nuk ishte nipi ynë

by A R
12/10/2017 23:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja kriminale në qytetin e Lushnjes ka tronditur jo pak opinonin publik. Bëhet fjalë për vrasjen e dy të rinjëve, Zamir Latifin dhe Jurger Hoxha.

Mediat e kanë lidhur këtë ngjarje me hakmarrje të së kaluarës, pasi Jurger Hoxha ishte një i afërm i ish kreut të Bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti).

Por në një intervistë për Tpz.al, xhaxhai i viktimës Jurger Hoxha, Genci Hoxha, i tronditur shprehet se ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës, nuk ka lidhje me Aldo Baren.

“Jurgeri është djalë i dy prindërve të sëmurë. Ka jetuar disa muaj në Belgjikë. Ka dhe një vëlla. Jurgeri nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë.” –  shprehet i tronditur xhaxhai i Jurgerit.

I intervistuari, Genci Hoxha, është kunati i Ramadan Shkurtit (vëllai i Aldo Bares), i cili është vrarë në vitin 1997 nga Afrim Daja. Genci Hoxha është gjithashtu edhe vëllai i Afrim Hoxhës, i arrestuar si i dyshuar për pjesëmarrje në veprimtarinë kriminale të Bandës së Lushnjes, të drejtuar nga Aldo Bare.

Duke u rikthyer tek ngjarja e 11 tetorit 2017, Genci Hoxha rrëfen momentin sesi e mori vesh lajmin për vrasjen e nipit të tij.

“Dje kam qënë në lokalin tim, bashkë me disa të njohur. Kam dëgjuar të shtëna të thata. Erdhi djali dhe më tha, babi kanë goditur tek ura (Ura e Çeleve). Kam dal më vrapë në këmbë, bashkë me djalin dhe persona të tjerë. Jam afruar tek vendndjarja, kam parë policinë dhe dy persona të shtrirë. Nuk arrita ta identifikoja Jurgerin por pasi insistova, polici më informoi se më ishte vrarë nipi. Atëherë unë i kam kërkuar policisë, përse nuk kërkoni autorët por rrini këtu.” – rrëfehet i ngarkuar emocionalisht Genci Hoxha, për Tpz.al.

Por cili është versioni i atentatit sipas xhaxhait të Jurgerit, dhe kush janë atentatorët ose porositësit e vrasjes? Genci Hoxha rrëfen edhe veprimet e fundit të 26 vjeeçarit Jurger Hoxha.

“Jurgeri po kthehej nga shtëpia e hallës, e cila ndodhet 200 metra ku ka ndodhur ngjarja. Aty afër, ku ka ndodhur vrasja, në një lloto ka takuar Zamirin (Zamir Latifin). Ky i fundit i ka kërkuar të pijë kafe. Në këto momente sipas dëshmitarëve, ka ardhur një makinë, ku ka qënë 4 persona dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Jurgerit dhe Zamirit.”  – shton më tej xhaxhai i Jurgerit.

Disa media raportuan fillimisht se në vendngjarje ishte plagosur edhe Xhulio Shkurti, djali i Ramadan Shkurtit të vrarë në 1997 dhe nipi i Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Por Genci Hoxha hedh poshtë këto pretendime, duke thënë që Xhulio jo vetëm nuk ka qënë në vendngjarje, por edhe shënjestra e atentatit nuk ishte nipi i tij Jurger Hoxha.

“Ajo që e garantoj është se Xhulio nuk ka qënë në vendndjarje. Edhe nipi im i ndjerë, Jurgeri nuk ka qënë shënjestër. Ne dyshojmë se shënjestër ishte Zamir Latifi. Ky i fundit ka kushuri Sajmo Xhelilin. Nuk dua që kjo ngjarje nuk dua të lidhet me Aldo Baren, sepse ne kemi krushqi me të, por ne respektojnë krushqinë, asgjë më shumë.” – thekson Genci Hoxha.

I pyetur nga Tpz.al, nëse i njihte autorët e vrasjes së dy të rinjëve, Zamir Latifit (26 vjeç) dhe Jurger Hoxha (26 vjeç), Hoxha përgjigjet:

“I njoh që të dy dhe me të dy kemi lidhje krushqie. Unë di që Orgest Bilbili dhe Laert Hoxha janë miq të ngushtë. Ndihemi të friksuar, kërkojmë ndihmën e policisë, sepse personat që kanë vrarë nipin tim janë të lirë dhe të armatosur.” – përfundon intervistën për Tpz.al, Genci Hoxha.

Sipas policisë, autorët e dyshuar të masakrës së djeshme janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Ata janë shpallur në kërkim policor prej një viti pasi kanë tentuar të vrasin në Shtator të 2016-ës nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelilin (kushuriri i Zamir Latifit).

Next Post
Sulm në Suedi, qëllohet me armë ndaj blerësve në market

Sulm në Suedi, qëllohet me armë ndaj blerësve në market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë

Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

October 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

October 27, 2026
Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

October 27, 2026
Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

October 27, 2026
“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

October 27, 2026
Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

October 27, 2026
BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

October 27, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Pas fitores historike, studentët në Serbi nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re! Lëvizja ende pa një lider konkret, sfidat që e presin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In