Rikthehet Flamurtari që prisnin të gjithë pas 5 javësh vuajtje, por problemeve të shumta duket se u ka ardhur fundi, pasi në javën e 6 shkatërruan ekipin e Pukës me rezultatin e thellë 7-0.
Kuqezinjtë nuk e kanë pasur aspak të vështirë përballë modestëve që debutorjnë për herë të parë në Superiore, pasi u kanë shënuar një ‘thes’ me gola duke i turpëruar.
Autorët e golave për Flamurtarin e Levit ishin Greca 3′, Nexhipi 27′, Zeqiri 49′, Tsakadadze 57′, Telushi 66′, Morina 70′ dhe Fustar 85′.
Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 7 një më pak se Tirana një shkallë më sipër.