• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamurtari konfirmohet “anti-Kukës”, spektakël në Kamëz

by A R
02/11/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Na kishte marrë malli të shihnim një ndeshje niveli në Superiore, me ritëm, raste, emocione dhe gola, sigurisht ndërhyrjet nuk mund të mungojnë. E dimë që janë me pikatore, por padyshim Kukësi-Flamurtari ishte një prej tyre. Ekipi vlonjat arrin të fitojë 1-2 në një transfertë mjaft të vështirë. Veliu dhe Alves ishin heronjtë e Dajës, goli i Spehar vlen vetëm për statistikë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm nga të dy skuadrat. 15 minutat e para ishin studimore për të dy skudrat, më pas ishin verilindorët që me mbështetjen e tifozerisë bënë më shumë përpara. Nga krahu tjetër, miqtë ishin gjithmonë të gatshëm për të “kafshuar” portën e Frashërit. Daja kishte rreshtuar një ekip të kujdesshëm, por mjaft pragmatist. Portierët respektivë nuk u shqetësuan shumë deri në minutën e 39′. Aksion i rrëmujshëm në zonën e Kukësit, topi del te Pollozhani.

Mbrojtësi godet 1 metër larg portës me shumë forcë, por Frashëri bën mrekullinë. I pafat “gardiani i portës”, pasi sfera shkon te Veliu që me një goditje potente e pushon në rrjetë. Verilindorët reagojnë shumë shpejt dhe hidhen në kërkim të golit të barazimit. Reginaldo ka një mundësi ideale, por gabon i vetëm përballë Koliçit. Portieri i vlonjatëve nis kundërsulmin vrastar të ekipit të tij me Busic dhe Alvesin. Braziliani merr në fund top mjaft të mirë nga kapiteni i tij dhe përshëndet rrjetën për herë të dytë 0-2. Rregulli i futbollit del në pah, kur nuk e bën e pëson!

Pjesa e dytë nis me ndryshime menjëherë për Kukësin me Cungun që fut Kalanë dhe Spehar dhe nxjerr Limajn dhe Et’hemin. Zëvendësime që i dhanë efekt, pasi është sulmuesi kroat që dërgon topin në rrjetë në minutën e 49′ me një goditje me kokë, por që gjen të papërgatitur dhe portierin Koliçi. Deri në fund të takimit ishte një luftë e vërtetë sportive. Flamurtari u mbrojt me forca të shumta, ndërsa Kukësi u hodh i gjithi në sulm. Shameti ishte pranë barazimit në fund të ndeshjes, por topi i tij shkoi pak mbi kuadrat. Përfundimisht, Flamurtari konfirmohet anti-Kukës, pasi ka fituar dy ndeshje me verilindorët. Kukësi mbetet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Flamurtari një pozicion dhe 1 pikë më pak. Takimi i ardhshëm do ta gjejë Kukësin kundër Tiranës, ndërsa Flamurtarin kundër Partizanit.

/b.d

Next Post
Turqia kërkon ekstradimin e 18 sauditëve për vrasjen e gazetarit, Arabia nuk pranon

HORROR/ Vrasja e Khashoggi-t, këshilltari i Erdogan: Trupin e gazetarit e tretën me acid!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

July 18, 2026
Riformatimi i PD, Berisha: 60% të rinj dhe gra në Këshillin Kombëtar! Ripërtëritja më e madhe që nga themelimi i partisë

Riformatimi i PD, Berisha: 60% të rinj dhe gra në Këshillin Kombëtar! Ripërtëritja më e madhe që nga themelimi i partisë

July 18, 2026
Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

July 18, 2026
Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

July 18, 2026
“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In