• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Flamuri shqiptar apo kosovar, festa e sherrit të Plisave

by Aalison Pearse Stevens
27/04/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamuri i Republikës së Kosovës është bërë “mollë sherri” në mes Sigal Prishtinës dhe tifozëve të saj.

“Plisat” janë mërzitur që ekipi i tyre e festoi titullin e kampionit të Ligës Ballkanike me flamurin shtetëror, për të cilin thonë se ka buruar nga politika e jo nga vullneti i popullit.

Andaj, ata kërkojnë largimin nga klubi të zyrtarëve që e kanë futur flamurin në mesin e basketbollistëve, për çka edhe e bojkotuan ndeshjen me Bashkimin

Para pak ditësh Sigal Prishtina e fitoi titullin e kampionit të Ligës Ballkanike, me të cilin i bëri krenarë gjithë kosovarët, posaçërisht tifozët e zjarrtë të saj, “Plisat”.

Mirëpo, mënyra se si bardhekaltrit e festuan titullin pas ndeshjes me Mornarin në Mal të Zi, i ka mërzitur tifozët e tyre.

Basketbollistët prishtinas në Tivar festonin me flamurin e Republikës së Kosovës, me ç’rast ua prishën natën “Plisave”, të cilët ishin tubuar në sheshin e Prishtinës për ta shikuar ndeshjen finale ndaj Mornarit, përmes projektorit, shkruan Zëri.

Festimi i Sigal Prishtinës me flamurin shtetëror ra ndesh me “ideologjinë” e tifozëve të saj. Siç dihet, “Plisat” vazhdojnë të mos e njohin as flamurin e as himnin shtetëror, duke insistuar se simbolet e vetme dhe të vërteta të shqiptarëve janë flamuri kombëtar kuqezi dhe himni kombëtar i Shqipërisë.

 

Krejt kjo situatë ka bërë që “Plisat” të shprehin hidhërim në Kryesinë e klubit, që e ka lejuar festën me flamurin e Kosovës. Në shenjë pakënaqësie “Plisat” nuk e përkrahën në mënyrë të organizuar Sigal Prishtinën në ndeshjen kampionale, që e zhvilloi të hënën ndaj Bashkimit, ndonëse ishin të pranishëm në palestër.

“Ne ishim në lojë, por nuk ishim të organizuar siç organizohemi zakonisht. Janë disa arsye, por njëra ndër to është politika. Ne nuk duam që politika ta përdorë klubin tonë të zemrës. Nuk duam që klubi të përdoret politikisht”, thotë për “Zërin” kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati, i njohur me nofkën “Tigri”.

Next Post

Studimi tronditës / Pse shqiptarët kanë filluar të pëlqejnë seksin anal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In