• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flamuri amerikan do valëvitet mbi Kongres për Kadaren

by
21/04/2015 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesën dhe mbështetjen e Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në New York dhe ndërhyrjes së kongresistit Engel, shkrimtari i shquar shqiptar do tënderohet në Washington.

Nga Ruben Avxhiu

Ka mbetur tashmë të caktohet vetëm data, kur mbi Capitol Hill, ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan në Washington, të valëvitet një flamur për nder të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Gjesti i bukur simbolik është siguruar nga kongresisti Eliot Engel me nismën dhe propozimin e Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New York.

Engel është prej një çerekshekulli tashmë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres dhe bashkëpunimi i tij me zotin Bajrami është i gjatë.

Me propozimin dhe mbështetjen e botuesit Bajrami, kongresisti Engel bëri edhe një përshëndetje publike dhe zyrtare në Kongresin Amerikan për shkrimtarin Kadare si dhe për vlerësimin e tij të fundit me Çmimin prestigjioz të Jeruzalemit 2015 në Letërsi.

Ndonëse ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, kësaj here ceremonia do të jetë e veçantë për shkak se do të nderohet një personalitet i një vendi tjetër.

“Më vjen shumë mirë për këtë nderim që po i bën Kongresi shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave”, tha Vehbi Bajrami. “Kadareja është sot letërnjoftimi i shqiptarëve në botë, më i madhi personalitet i gjallë i botës shqiptare, një fakt ky që shpesh shqiptarët vetë e harrojnë”.

12

“I nderuar zoti kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë!”

Kongresisti Engel e nderoi këto ditë shkrimtarin e njohur edhe nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

“Zoti Kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë”, e filloi kongresisti fjalën e tij, e cila tashmë është futur në analet e Kongresit, fjalë e cila e vlerëson Kadarenë si “një romancier dhe poet që ka shkruar për historinë dhe popullin shqiptar, por duke depërtuar në thellësi të temave universale të lirisë dhe të të drejtave të njeriut”.

Kongresisti citon Jurinë e Çmimit të Izraelit që e përshkruan shkrimtarin Kadare si “tregimtar i historive mbresëlënëse, të shkruara me nënkuptime dhe në mënyrë të tërthortë. Ai shkruan për ndjenjën kolektive të fajit dhe veçanërisht për përpjekjet e dështuara të së vërtetës për të depërtuar në të.

Ndërsa fsheh gjurmët nëpër shtresa mitesh dhe metaforash, ai njëkohësisht përpiqet të nxjerrë në pah pyetje për të cilat nuk ka përgjigje dhe krime për të cilat nuk mund të ketë falje.

Ndonëse subjektet dhe protagonistët e veprave të tij janë lokalë, kuptimi dhe rëndësia e tyre janë pa asnjë dyshim, universalë”.

Kongresisti Engel citoi me radhë disa nga nderimet e mëdha që i janë bërë shkrimtarit Kadare për krijimtarinë e tij letrare, si anëtarësimi i përjetshëm në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike Franceze, Çmimi botëror “Cino Del Duca” në 1992, “Man Booker International” në 2005, Çmimi i Princit të Asturias për Letërsi si dhe Grada Shkencore e Nderit në Komunikimin Social dhe Institucional nga Universiteti i Palermos në 2009.

“Si dëshmi e pranimit universal të letërsisë së tij, romanet e zotit Kadare janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë lexueshmëri që shtrihet në të gjithë globin”, tha Engel në Kongresin Amerikan. “Kadare jo vetëm që i meriton këto vlerësime dhe nderime, po figura e tij është shumë më e thellë kur mendon përkushtimin e tij të admirueshëm ndaj vlerave të shenjta të demokracisë, pavarësisht nga rrethanat ku është ndodhur”.

“Në mbarë veprat e tij letrare, z. Kadare ka zgjedhur me kujdes protagonistët dhe narrativën figurative si një mjet komunikues dhe frymëzues për ata që ndodhen në mënyrë të ngjashme nën zgjedhën e regjimeve shtypëse”, tha kongresisti amerikan.”Në këtë mënyrë, përkushtimi i z. Kadare për t’u ngritur mbi presionin qeveritar për të frymëzuar shprehjen në harmoni të lirive të individit është me të vërtetë i admirueshëm”.

“Dua t’i shpreh pra urimet më të përzemërta Ismail Kadaresë [për çmimin e fundit] si dhe kënaqësinë time personale që kam rastin ta nderoj këtu, sot një individ të tillë”, mbylli fjalën e tij kongresisti Engel.

Botuesi Bajrami që i përcolli zyrës së kongresistit lajmin e dhënies së çmimit dhe sugjerimin për ta nderuar mbeti shumë i kënaqur nga fjala e kongresistit dhe nderimit vijues me valëvitjen e flamurit.

“Do të ishte bukur që nderime të tilla t’ia bëjmë edhe në atdhe shkrimtarit tonë”, tha ai. “Nganjëherë duket sikur harrojmë se çfarë vlere e jashtëzakonshme është ai për kombin tonë. E kur e nderon bota, nderohemi të gjithë ne bashkë me të”.

Next Post

Tahiri: Byroja e Hetimit do të ngrihet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In