Flamur Noka është filmuar teksa tenton të godasë deputetin socialist Sadri Abazi.
Gjatë momenti kur seanca ishte tensionuar dhe deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit, Noka ka shkuar pranë vendit ku ka qenë i ulur Abazi, duke e kërcënuar atë.
Siç duket edhe nga pamjet, Noka i drejtohet me shpejtësi Abazit, ndërsa nga pas e tërheq deputeti Florion Mima.
Nuk dihet se çfarë e ka acaruar Nokën, por ndonjë fjalë e hedhur me kunj nga Sadri Abazi, padyshim që mund të ketë qenë diçka e papëlqyer për ish-ministrin e Brendshëm.
shqiptarja.com/d.i.