• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Flamur Noka strumbullari i armiqësive në parti”, Doris Madhi flet për situatën në PD: Berisha e ka bërë pronë private

by E S
02/06/2026 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doris Madhi, një prej zërave kritikë ndaj drejtimit aktual të PD-së, thotw se problemi nuk është mungesa e emrave të rinj nw strukturat e partisw, porse procesi i shpallur si “ripërtëritje” nuk ka prekur ata që mbajnë përgjegjësinë për humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.

Madhi, një aktiviste e PD-së prej një dekade dhe drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, u përjashtua nga funksioni i nënkryetares së këshillit, nga grupi i këshilltarëve demokratë dhe nga anëtarësia e PD-së me një vendim që, sipas saj, u mor nga një kryesi pa kuorumin e nevojshëm.

“Konstituimi i çdo organi statutor të çdo partie dhe rizgjedhja është një proces që ndihmon në demokratizimin e institucioneve politike. E parë në këtë formë, gjetja e emrit ‘ripërtëritje’ më bën të ndihem keq, por edhe të qesh sepse nuk mund të ketë ripërtëritje me mentalitete të vjetra dhe njerëz të vjetër. Tashmë, kanë hyrë në atë listë të Këshillit Kombëtar shumë pak të rinj, por fatmirësisht që kanë hyrë. Një farë shprese e kam tek ata dhe uroj me gjithë shpirt që të vlejë zëri i tyre brenda atij konglomerati të cilit i ka mbaruar koha. Sa i përket kupolës drejtuese, ajo duhej të kishte menduar që ripërtëritja fillon nga koka dhe ajo nuk ndodhi”, tha Madhi.

Në analizën e saj, Madhi ngriti një pyetje kryesore. Nëse rezultati elektoral nuk prodhon ndryshim në drejtim, atëherë çfarë kuptimi ka debati për reformim apo riorganizim të partisë? Sipas saj, problemi nuk është vetëm humbja në vetvete, por fakti që askush në krye të partisë nuk duket se po mban përgjegjësi për të.

“Sa herë që flasim për ripërtëritje, flasim për një opozitë që ka futur në tas humbje të njëpasnjëshme. Këto humbje prodhuan mungesën e opozitës së mirëfilltë në vend. Kjo solli pasojat që nga militanti më i thjeshtë deri tek opozitari më i fortë. Nga ana tjetër, na solli në dukje një kupolë drejtuese që vazhdon qëndron si pa të keq, pa marrë përsipër përgjegjësitë e humbjeve”, tha ajo.

Madhi la të kuptohet se kriza është më e thellë dhe lidhet me mënyrën se si funksionon vetë partia. Duke folur për statutin, ajo vuri në diskutim ekzistencën e mekanizmave që detyrojnë Sali Berishën të japin llogari para demokratëve. Sipas Madhit, në vend që humbjet të sillnin reflektim dhe hapje, ato kanë prodhuar përjashtime, konflikte dhe largim të demokratëve që ndihen të papërfaqësuar.

“Kjo kupolë drejtuese pse nuk i nënshtrohet në gjithë këto vite humbjeje, vullnetit të vërtetë të demokratëve. Strumbullari i të gjitha përjashtimeve dhe armiqësive të brendshme në PD janë këto njerëz që kanë ardhur në PD me forma të tërthorta dhe nuk janë të votëbesuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësinë. Nëse këto individë do të futeshin në votë, rezultatet do të ishin ‘mbresëlënëse’. Këta njerëz e keqprëdorin dhe keqinformojnë Berishën apo orientojnë proceset brenda PD”, tha ajo.

Përgjegjësinë kryesore për këtë situatë ajo ia faturon sekretarit të përgjithshëm të partisë, Flamur Nokës. “Peshën më të madhe të asaj që po ndodh në PD ia vë sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Nokës. Duke parë lëvizjet e bëra në PD, pas humbjes së 2025-ës, më bën të mendoj që Noka është i shqetësuar për pozicionin e vet dhe është munduar që spastrojë rrugën nga kundërshtarët për të qenë i qetë në pozicionin e vet”, deklaroi ajo.

Next Post
ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In