• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamur Bime braktis PS-në? Ish-kryebashkiaku nuk shfaqet në takimet elektorale në Gjirokastër

by A R
13/06/2017 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Gjirokastër, Flamur Bime nuk është parë më në asnjë takim elektoral.

Ish-kryebashkiaku që aktualisht mban postin e Prefektit të Gjirokastrës është distancuar nga fushata elektorale, të paktën tek pjesa publike e saj. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Për kë punon Flamur Bime?

 

Një natë më parë i ftuar në televizionin Alpo, kryesuesi i listës së PS-së, Bledi Çuçi, të njëjtës pyetje iu përgjigj: “Nuk e di, por për PS-në nuk punon”.

Në një situatë kur vetë drejtuesi politik i fushatës së PS-së për qarkun Gjirokastër, pohon se Flamur Bime nuk punon për fitoren e Partisë Socialiste, kjo ngjall dyshime për ndonjë aleancë të mundshme të tij me kandidatë të tjerë.

Disa ditë më parë në nisje të fushatës, Flamur Bime është takuar në një prej lokaleve te Parku i Viroit, me kandidatin e LSI-së, Vangjel Tavo. Nuk dihet çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin. Ndërkohë zëra të shumtë në Gjirokastër thonë se Flamur Bime porosit njerëzit e vet, të votojnë për LSI-në, si “hakmarrje” ndaj Edi Ramës që nuk e përfshiu atë në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan argjirolajm.net

Edhe Flamur Golemi gjatë një interviste në televizionin Channel 7 disa ditë më parë, la të kuptohej se Flamur Bime nuk është në anën e PS-së në këtë fushatë.

Deri më tani, përveç mungesës në takimet elektorale, nuk ka asnjë reagim prej ish-kryebashkiakut të Gjirokastrës, qoftë edhe një mesazh mbështetës për PS-në në Facebook.

Ai vazhdon të jetë i qejfmbeturi i madh me PS-në, ndonëse prej saj u kandidua tre herë me radhë për kryebashkiak, si dhe u emërua në postin e Prefektit të Gjirokastrës.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Kim Kardashian pa reçipeta rrugëve të Manhatanit

FOTOT/ Kim Kardashian pa reçipeta rrugëve të Manhatanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In