• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flakët shkrumbuan banesat, Bashkia e Pogradecit merr përsipër strehimin e familjeve të prekura

by A M
05/01/2025 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një banesë kolektive në qytetin e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të rënda në banesat e 4 familjeve, dy prej të cilave janë djegur plotësisht.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u shmang një tragjedi edhe më e madhe, pasi zjarri rrezikonte të përhapej në të gjithë bllokun e pallateve.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, vizitoi vendngjarjen dhe familjet e prekura për të parë nga afër situatën.

“Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ku u përfshinë 4 familje, dy prej të cilave u dëmtuan rëndë. Njërës prej familjeve i kemi siguruar një shtëpi me qira dhe do t’u ofrojmë ndihmë me ushqim dhe veshmbathje. Grupi i emergjencave po vlerëson dëmet dhe po marrim masat që banesat të rindërtohen sa më shpejt,” deklaroi Xhakolli.

Kryefamiljarja e njërës prej banesave, mes lotësh, përshkroi momentet dramatike që përjetoi.

“Vetë e di si shpëtova, ta kalosh të të bjerë zjarri. Çupa 4 vjeç, djali 8 vjeç… Nuk ka më keq. I mbajta fëmijët nën sqetull. Mirë që zjarrfikësit erdhën në moment. Mos të ishin ata, do kishte ndodhur një katastrofë e madhe,” tha ajo.

Bashkia e Pogradecit ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e dëmtuara, duke siguruar strehim të përkohshëm dhe dëmshpërblime për riparimin e banesave të shkatërruara.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe koordinimi i strukturave të emergjencës kanë qenë vendimtare për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Next Post
Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In