Fshati Kalasë në Sarandë është i rrethuar nga flakët, ndërsa policia mësohet se ka identifikuar autorin e zjarrvënieve të qëllimshme.
Tre vatra të mëdha zjarri rrezikojnë një lagje të fshatit Kalasë në Sarandë. Mësohet se policia ka rrethuar tashmë personin e dyshuar si zjarrvënës, që sipas banorëve të fshatit ka ndezur plot 15 vatra.
Zjarrfikëset nga Saranda kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
/a.r