Çdo ditë e më shumë, shkurre dhe pyje në vend po shkrumbohen nga flakët.
Këtë pasdite, një zjarr ka përfshirë zonën kodrinore të Cakranit.
Flakët kanë rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Për të shuar zjarrin janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit.
Terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies ë zjarrit.
/a.r