Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll në Bashkinë Lezhë.
Nga informacionet e para mësohet se në momentin kur kanë rënë flakët në stallë kanë qenë rreth 200 krerë bagëtish të imëta.
Flakët janë përhapur shpejt për shkak të erës së fortë dhe është kërkuar ndihmë nga zjarrffikësit e bashkive si Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës.
Si pasojë e zjarrit veç djegies totale të stallës paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta.
Zjarrfikëset janë në terren duke punuar për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.