Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në lagjen “Partizani”, në zonën mbi Spitalin e Vlorës.
Flakët po përhapen me shpejtësi dhe po afrohen drejt banesave, siç mund ta shihni në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.
Situata paraqitet e rrezikshme, ndërsa vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.











