• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flakë, tym dhe mungesë energjie, zjarret shkaktojnë situatë apokaliptike në Kaliforni

by Java News
29/10/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë Kaliforninë, duke shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve. Era e fortë po i shtyn zyrtarët të mbyllin krejtësisht rrjetin elektrik për të shmangur zjarre të tjera që do të rezultonin katastrofike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, njofton se si njerëzit po përpiqen të përballojnë në mbarë këtë shtet amerikan.

Këto javë të rrezikshme në shtetin e Kalifornisë janë mbizotëruar nga thatësira. Mijëra njerëz në veri dhe një jug të këtij shteti janë duke u larguar nga shtëpitë për t’i shpëtuar zjarreve. Era me shpejtësi deri në 90 milje në orë, i ka shtyrë kompanitë e energjisë të presin energjinë si masë parandaluese për gati 1 milionë njerëz. Gjithashtu, tymi mbizotëron kudo.

Rimorkiot janë vendosur për të ndihmuar njerëzit pa energji. Ata vijnë për të karikuar telefonat, kompjuterat portativë, paisjet mjekësore, apo edhe për të pirë një kafe.

“Jam çorientuar disi. Nuk i përmbush dot më afatet”, thotë Jana Cole, e cila punon si përkthyese dokumentash.

Ajo nuk është e vetmja. Edhe të tjerët këtu përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre edhe pa energji.

“Dua të jem i mirëinformuar se si po shkojnë shkollat, cilat janë hapur dhe cilat mbyllur”, thotë Gary Yee, anëtar bordi i shkollës në Oakland.

“Po e zhvilloj biznesin nëpërmjet telefonit”, thotë John Speec, këshilltar investimesh.

Guvernatori i shtetit shpalli gjendjen e emergjencës dhe zjarrfikësit po luftojnë gati 330 zjarre në mbarë Kaliforninë. Të hënën, një qetësim i erës, u dha shansin zjarrfikësve të zmbrapsin flakët më të mëdha në pjesën veriore. Por, pranë muzeut të famshëm Getty në Los Anxhelos, zjarri vazhdon të rritet, ndërkohë që pritet edhe forcim i erës.

Për banorët ekziston një ndjesi ankthi sa herë kalojnë udhëkryqe pa semaforë, ndërsa frymëmarrja merr tymin e zjarrit.

“Kur djali im u zgjua sot në mëngjes, ai mendoi se zjarri ishte brenda në shtëpi”, thotë Madi Douglas, banore e Kalifornisë.

Njerëzit në Kaliforni janë mësuar të mendojnë për tërmetet dhe shkatërrimin e mundshëm, por tashmë iu duhet të shqetësohen edhe për erën që mund ta shndërrojë një shkëndijë në një ferr.

“Ne jemi nga Florida, ku ka uraganë. Por, kjo këtu është pak më e frikshme. Tërmetet dhe zjarret janë më të frikshëm”, thotë zonja Douglas.

Njerëzit në Kaliforni po kuptojnë se sa varet gjithçka nga funksionimi i infrastrukturës, madje edhe jeta e kësaj hardhuce shtëpiake që varet nga temperatura. Një dyqan në Berkeley ka hapur dyert për hardhucat dhe gjarpërinjtë shtëpiakë, pronarët e të cilëve janë larguar nga shtëpitë që kanë mbetur pa energji.

Ndërsa zjarri dhe era punojnë për të sjellë shkatërrim, njerëzit në Kaliforni po i përshtaten realitetit. /Voa/

Next Post
Vrasja në Dukagjin/ Vëllai i viktimës dhe djali mohojnë se kushëriri Marash Arra është autori, kërkojnë lirimin e tij

Vrasja në Dukagjin/ Vëllai i viktimës dhe djali mohojnë se kushëriri Marash Arra është autori, kërkojnë lirimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In