Një banesë është përfshirë nga zjarri në Durrës, si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi.
Gjatë natës së lënë pas, rreth orës 02:30, ende pa zbardhur e hëna, në lagjen Nr.18, Durrës, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit E.V., 40 vjeç, ka rënë zjarr.
Për pasojë janë djegur disa orendi shtëpiake, por pa pasoja në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit, që shërben për bërjen e kafesë.
Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes/a.k