Publikohet video nga momenti i djegies së dy automjeteve në Vlorë, ngjarje e cila ndodhi pak pas mesnatës së sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë pranë Lungomares.
Mësohet se makinat e djegura, të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës, janë me targa AB022BL tip “Golf 6” i zi dhe AA 401 XF “Ford” i bardhë.
Sipas policisë mjetet e shkrumbuara janë në pronësi të dy vajzave kushërira, të moshës rreth 20-22 vjeçare, me iniciale K.P., dhe E.P., banuese në Vlorë.
Nga dëshmia e dhënë mësohet se të rejat janë shprehur se nuk kanë probleme.
Ende nuk dihen rrethanat, por burimet bëjnë të ditur se zjarrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
/a.r











